Komisioni anketues për përgjimet nuk e përcaktoi rendin e ditës për seancën

Shkup, 15 dhjetor 2015

Komisioni kuvendor anketues për përgjimet nuk e përcaktoi rendin e ditës në seancën e sotme në të cilën është paraparë dëgjimi i dëshmitarit të propozuar ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski. 

Për përcaktimin e rendit të ditës votuan dy anëtarë të Komisionit nga opozita, ndërsa tetë të shumicës në pushtet abstenuan.

Kryetari i Komisionit anketues për përgjimet, Petre Shilegov pasi konstatoi se Janakieski nuk erdhi në seancë dhe se nuk është përcaktuar rendi i ditës e ndërpreu seancën dhe njoftoi se për nesër është përcaktuar seancë për grupet e punës.

Në seancë morën pjesë deputetët Tomisllav Tuntev dhe Vasko Kovaçevski i LSDM-së dhe Talat Xhaferi dhe Ejup Rustemi i BDI-së e kanë njoftuar Shilegovin, si dhe Roza Topuzozka Karevska dhe Ernard Fejzullahu.

Procesverbali për seancën e djeshme në të cilën dëshmitar ishte kryeministri, Nikolla Gruevski nuk është gati, siç njofton Shilegov, nevojitet që shërbimet ta përpilojnë me shënime nga stenografi në pajtim me protokollin e sigurisë së të dhënave. “Në momentin kur të përpilohet në seancën e ardhshme do ta vendos për aprovim. Tani sikur edhe të duam teknikisht nuk është gati, ndërsa vlerësoj se është mirë që pjesë e procesverbalit të djeshëm të jenë edhe shënimet nga stenografi të cilat do të mbeten si dëshmi për seancën e mbyllur, ndërsa ndonjëherë gjeneratat e tjera me siguri do t’i lexojnë”, tha Shilegov.

Gjatë seancës deputetja, Vlladnaka Aviroviq, nga PS në mënyrë procedurale e kërkoi fjalën, ndërsa Shilegov i tha të presë që ai të përfundojë, duke theksuar Pse keni pasur fëmijëri kaq të palumtur, çfarë ju kanë bërë kur keni qenë e vogël?”. Deputetët e VMRO-DPMNE-së reaguan duke theksuar se Shilegov po bën ofendime, me ç’rast ai u përgjigje se “gjatë tri javëve Aviroviq ka qenë e pasjellshme ndaj kryetarit të Komisionit”.

Për sjelljen e Shilegovit pas seancën, në emër të deputetëve të VMRO-DPMNE-së reagoi, Antonio Milloshoski. Duke i cilësuar si incident verbal, të padëshiruar, Milloshoski tha se Shilegov në seancën e sotme të Komisionit ka dërguar ofendime personale ndaj Aviroviqit.

“Kjo po ndodh për një kohë më të gjatë, në vazhdimësi, ndërsa sot kulminoi. Mbetet ta shohim nëse Shilegov, publikisht do t’i kërkojë falje koleges Aviroviq”, theksoi Milloshoski dhe shtoi se VMRO-DPMNE është e rrezikuar prej sjelljeve të tilla duke e pasur parasysh se si kryetar i Komisionit, Shilegov duhet të jetë shembull për të tjerët.

Kryetari i Komisionit, Shilegov tha se nuk e ka ndërmend që t’i kërkojë falje Aviroviqit.

Për pasnesër është përcaktuar marrja në pyetje e zëvendëskryeministrit, Zoran Stavreski, por akoma nuk dihet, siç tha Milloshoski, nëse edhe ajo do të jetë e mbyllur për mediat. VMRO-DPMNE, tha Milloshoski, mbetet me qëndrimin që seancat të mbahen pa praninë e gazetarëve pasi që, tha kur disa anëtarë të Komisionit shohin kamera, fillojnë të sillen më ndryshe.

Në pyetjen se kur do të jenë në dispozicion për opinionin përgjigjet e personave që merren në pyetje, Milloshski u përgjigj se Komisionit duhet të punojë në përgatitjen e një raporti i cili me siguri do të kompletohet deri në fund të janarit.Radio/Vala

 767 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: