Për pagesën e K-15 në sektorin privat mbeten edhe pesëmbëdhjetë ditë

Shkup, 15 dhjetor 2015

 Sektori privat deri në fund të këtij viti të punësuarve do t’ua lëshojë regresin për pushimin vjetor apo i njohur si K-15. Punëdhënsit të cilët nuk e kanë bërë deri më tani, në 15 ditët e ardhshme ta plotësojnë këtë obligim i cili është rregulluar me Marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin privat.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë presin punëtorëve të cilët kanë punuar së paku gjashtë muaj te një punëdhënës i njëjtë t’u paguhen mjete në lartësi prej së paku 40 për qind të kryegjësë.

Në Marrëveshjen për ndryshime në Marrëveshjen kolektive të përgjithshme (MKP) që e nënshkruan Lidhja e sindikatave të Maqedonisë dhe organizata e punëdhënësve jepet mundësi që të paguhet regres i pushimit vjetor dhe shumë më e madhe nëse mundësitë e kompanisë e lejojnë këtë, ndërsa në këto kompani në të cilat kanë ndodhur vështirësi në punë me konsultim paraprak me sindikatën, mund të përcaktohet regres për pushim vjetor në shumë më të vogël prej shumës së përcaktuar me MKP.

“Apelojmë dhe presim se deri në fund të vitit regresi për pushimin vjetor do të paguhet edhe prej atyre punëdhënësve të cilët deri më tani nuk e kanë lëshuar”, LSM.

Edhe nga Konfederata e biznesit të Maqedonisë sot i inkurajuan punëdhënësit për ta plotësuar këtë obligim ndaj të punësuarve.

“Konfederata e biznesit të Maqedonisë i inkurajon kompanitë për të paguar regres për pushim vjetor K-15 dhe e respektojnë ligjin dhe të punësuarit e tyre, megjithatë i përkujtojmë punëdhënësit që këtë gjë ta bëjnë në mënyrë të drejtë, të dakordohen me të punësuarit për mundësinë e kompanisë për të paguar regres, për ta dakorduar marrëveshjen për regres apo të mos paguajë regres për pushim vjetor me sqarim shtesë dhe me shfaqjen e dokumenteve përkatëse deri te përfaqësuesit e të punësuarve”, theksohet në kumtesë.

Ruajtja e së drejtës për pagesën e regresit për pushim vjetor është rezultat i negociatave dhe kërkesave të LSM-së nga njëra anë dhe Organizatës së punëdhënësve nga ana tjetër.

Sipas sindikatës, ruajtja e së drejtës së regresit për pushim vjetor do të thotë përmirësim i pozitës materialo-financiare të punësuarve dhe eleminimit të konkurrencës jolojale.

Obligimi për pagesën e obliguar të K-15 hyri në fuqi në vitin 2014 kur të punësuarve në sektorin privat si mjete për pushim vjetor u janë paguar nga 8.400 denarë.Radio/Vala

 804 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: