Në Tiranë takim nisës për Projektin për menaxhim ndërkufitar me Basenin e lumit Drin

Ohër, 15 dhjetor 2015

 Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Stevo Temellkovski dhe Dejan Panovski nga Sekretariati bilateral për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit do të marrin pjesë në takimin nisës të fazës implementuese të Projektit për menaxhimin ndërkufitar me basenin e lumit Drin, që do të mbahet nesër në Tiranë.

Projekti për basenin e lumit Drin realizohet me mbështetjen finaciare të Fondit ekologjik global (FEG) fillon me zbatimin e pesë komponentave edhe atë – konsolidimin e njohurive të përbashkëta në Basen – me qëllim analizimin e përbashkët dhe monitorimin, ndërtimin e një baze për menaxhim të përbashkët – përgatitjen e Planit strategjik për basenin, përforcimin institucional me qëllim të formimit të Komisionit të përbashkët të Drinit, demonstrimin për teknologji dhe praktika përmes pilot-projektit në basen, si dhe involvimin e opinionit në sjelljen e vendimeve për ngritjes së vetëdijes publike.

“Fillimi i zbatimit të projektit për basenin e lumit Drin vjen pas një pune të madhe dhe pas besimit në vizionin për rajonin tonë. Institucionet ndërkombëtare e kanë pranuar këtë vizion dhe e kanë mbështetur projektin. Kjo do të jetë sfida më e madhe prej të gjitha proceseve të deritanishme në të cilat kemi punuar, por jemi mësuar që të jemi pionerë në menaxhimin me resurset e ujit në rajonin tonë”, theksoi Panovski para takimit në Tiranë.

Ai shtoi se përfitimet nga zbatimi i projektit për mbrojtje ekologjike në basen, këmbimin e monitorimit të dhënave prej të gjitha anëve, masave kundër vërshimeve, mbrojtjen e ekosistemeve përmes pilot-projekteve, përgatitjen e një plani të përbashkët për menaxhimin që do ta përmirësojë, veçanërisht të Liqenit të Ohrit si bazë dhe promovimin e Basenit si atraksion turistik.

Vetë Projekti për Basenin e Drinit është vazhdim i marrëveshjeve të parafruara ndërkombëtare siç janë Deklarata e Ohrit për Drinin, në procesin “Dialogu i Drinit” i cili filloi në vitin 2009 dhe Memorandumit të vitit 2011 për vizion të përbashkët nga pesë shtetet si kornizë e tërë procesit.

Në FEG projektin për Basenin e Drinit marrin pjesë Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Greqia si partnerë. Agjenci për zbatim do të jetë UNDP-ja, ndërsa bartës të aktiviteteve janë Ministritë e Mjedisit Jetësor të të gjitha shteteve të involvuara. Është paraparë në aktivitetet e Projektit të marrin pjesë një numër i madh i institucioneve kompetente, vetëqeverisje lokale, sektori joqeveritar dhe subjekte të tjera. Projekti është paraparë të zgjasë katër vjet, për realizimin e së cilit përmes FEG janë siguruar 5,5 milionë dollarë të cilat do të zbatohen përmes ministrive kompetente.Radio/Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: