Kompanitë të aplikojnë me projekte inovative për para nga BE-ja

Shkup, 14 dhjetor 2015 – Kompanitë e Maqedonisë të aplikojnë për SME instrumentin nga programin “Horizont 2020” të Bashkimit Evropian, të projektuar në 79 miliardë euro për periudhën e vitit 2014-2020, apelon Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Mjetet janë të pakthyeshme, u janë lënë në dispozicion gjithsej 52 vendeve, ndërsa mund t’i tërheqin vetëm kompanitë të cilat do të ofrojnë inovacion që në nivel të BE-së do ta nënkuptojë jetesën në segment të caktuar ose të nxisin zhvillim në ndonjë degë tjetër.

Siç tha Sofçe Jovanovska nga Oda ekonomike, paratë ndahen në tre faza nga të cilat, faza e parë parasheh deri në 50.000 euro dhe është për përpunimin e studimit fizibil i cili duhet të zgjasë të paktën tre muaj, përderisa faza e dytë, në vlerë prej 500.000 deri në 2,5 milionë eurosh ose pesë milionë euro nëse është në sferën e shëndetësisë, është për përgatitjen e projektit inovativ dhe zgjat 12 deri në 24 muaj.

Kusht për marrjen e parave evropiane është që kompanitë të mos jenë të sapoformuara, por të jenë veçmë të etabluara, të kenë maksimum 250 të punësuar, të realizojnë qarkullim vjetor prej 50 milionë eurosh dhe të sigurojnë 30 për qind nga vlera e ndihmës.

Sipas saj, nëse aplikacioni është mirë i përgatitur, mjetet nga SME instrumenti janë të barabarta me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të Maqedonisë si dhe ato të Austrisë, Spanjës, Britanisë… Mund të aplikojnë për projekte nga bioinformatika, mjekësia, ekologjia, efikasiteti energjetik, emisioni i ulët i gazrave…. Deri më tani më të suksesshme janë treguar parqet teknologjike dhe inkubatorët, ndërsa më shumë kërkesa kanë parashtruar firmat me gjashtë deri në 50 të punësuar.

Tani për tani, katër deri në nëntë kompani nga Maqedonia kanë kërkuar shërbime konsultuese për përgatitjen e aplikacionit, por nuk dihet nëse pastaj në përgjithësi kanë aplikuar sepse të dhëna zyrtare ka vetëm për atë se kush ka marrë mjete financiare nga SME instrumenti.

Profesori Viktor Stojmanovski potencoi se Enterprajz jurop netuork – Maqedoni iu ofron shërbime falas kompanive në këtë drejtim. Për internacionalizimin, megjithatë, për biznes-veprimin, firmat mund të drejtohen deri te zyra e Odës, përderisa për transfer të teknologjive deri te Fondacioni për menaxhim dhe hulumtim industrial. /Radio Vala

 1,010 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: