Prej nesër mundësi për blerje të tokës nën serra

Shkup, 14 dhjetor 2015 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Vanço Kostadinov me ekipin e tij dhe drejtorët e Agjencisë për veterineri dhe ushqim dhe të Inspektoratit shtetëror për bujqësi sot i kanë vizituar serrat në Çashka dhe kanë realizuar takime me pronarët e “Agronimeks”, e pastaj në Lagjen Çashka në takim me bujqit nga ky rajon dhe i kanë marrë në pyetje kërkesat dhe propozimet.

Në deklaratën për mediat zëvendësministri Vanço Kostadinov informoi se Kuvendi i R. së Maqedonisë në seancë e ka miratuar Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shitje të tokës bujqësore në pronësi shtetërore, i cil hyn në fuqi prej nesër.

Zëvendësministri Kostadinov përmes mediave dërgoi thirrje publike deri te pronarët e serrave dhe objekte të tjera për bashkëpunim primar të tokës bujqësore prej nesër e deri në 60 ditët e ardhshme da mbledhin dokumentacionin e nevojshëm për blerje të tokës bujqësore.

Kostadinovski sqaroi se në 60 ditët e ardhshme duhet të hartohet metodologji për përpunimin e vlerës tregtare të tokës, e për çka tashmë është formuar Komisioni.

Bashkëpronarja e “Agronimes” Sonja Bandolieva në deklaratën për mediat ka shprehur kënaqësi që kjo kërkesë e tyre deri te kompetentët e Qeverisë është realizuar në afat mjaft të shkurtër. /Radio Vala

 4,766 total views,  4 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: