Neziri: Autostrada Shkup-Bllacë prioritet për vitin e ardhshëm

Shkup, 14 dhjetor – Një delegacion qeveritar i udhëhequr nga Ministri i Ekonomisë dhe Shef i Shtabit qëndror Zgjedhor të BDI-së, Bekim Neziri dhe deputetëve Rexhail Ismaili, Artan Grubi dhe Vjollca Nuredini sot zhvilluan një vizitë pune në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, ku u takuan me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajllovskin dhe zëvendësministrin Nimetulla Halimin.  

Gjatë vizitës së punës delegacioni nga pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ u njoftuan me mbarrëvajtjen e projekteve që janë duke u realizuar në këtë institucion.

Ministri Neziri pas takimit tha se gjatë javës së pestë e radhë, përfaqësues të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ këtë herë kanë takuar krerët e ministrisë të trasnporteve nga të cilët janë informuar se si realizihen projektet që janë pjesë të programit të BDI-së, të inkorporuara në programin e qeverisë.

“Është një numër i madh i projekteve të realizuara dhe atyre që janë në realizim e sipër. Segmentet kyçe në Ministrinë e Transportit siç janë segmenti i hekurudhave, ai rrugor dhe ajror udhëhiqen nga kuadro të BDI-së, dhe vlera e investimeve është qindra milionëshe, që na bën të ndjehemi krenarë, dhe duhet ti di opinioni i gjërë, sepse të gjithë qytetarët e Maqedonisë i shijojnë dhe do ti shijojnë. Unë si ministër i Ekonomisë, me ministrin dhe zëvendësministrin e ngrita për diskutim çështjen e master-planit për zonën e lirë ekonomike në Tetovë, dhe hasa në mirëkuptim nga ana e kolegut tim, dhe mora premtim se brenda 7 ditëve do kalon plani për këtë zonë. Sfidë ngelet përfaqësimi adekuat në këtë ministri dhe rruga Shkup-Bllacë për të cilën do të ketë ankand deri në fillim të vitit të ardshëm”, tha Ministri Neziri.

Zëvendësministri i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve Nimetulla Halimi tha se edhe gjatë vitit të ardhshëm prioritet do të ngelet ndërtimi i Korridorit 8 si koridor pan-evropian, sepse siç tha si, pa një infrastrukturë me standarde evropiane, ne nuk mund të ketë zhvillim të mirëfilltë ekonomik.

“Në periudhën 2014-2015 investimet në këtë koridor kapin shumën prej 393 milion euro, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm do të investohen 145 milion euro, ose në përgjithësi periudha 2014-2016 do të kap vlerën prej 540 milion euro, në kuadër të korridorit 8-të’ tha Halimi.Ai më tutje informoi se në infrastruktrën hekurudhore, investime janë mbi 50 milion euro, siç janë hekurudha Kumanovë-Bellanoc me vlerë 39 milion euro, pastaj përgatitja e dokumentacionit teknik për linjën Kërçovë-Lin, apo lidhja me Shqipërinë në vlerë prej 7.7 milion euro, si dhe renovimi i Stacionit hekurudhor në Shkup me vlerë prej 2.6 milion euro” shtoi Halimi.

Delegacioni nga qeveria dhe parlamenti u njoftuan se për autostradën Kërçovë-Strugë, punimet e së cilës kapin shifrën prej 374 milion eurove bëhen me intenzitet të theksuar, 15 për qind e projektit është realizuar, ndërsa autostrada Gostivar-Kërçovë edhe më tutje është prioritet, dhe në këtë moment ka përfunduar projekti i fizibilitetit, është formuar komision ndërministror, për të gjetur mënyrën e realizimit të këtij aksi rrugor prej 42 kilometra. /Radio Vala

 1,036 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: