Rritje prej 3,5 për qind e BPV-së në tremujorin e tretë

Shkup, 14 dhjetor 2015

Shkalla e rritjes së bruto-prodhimit vendor (BPV) në tremujorin e tretë të këtij viti arrin 3,5 për qind, bëri të ditur sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Rritje më e madhe është vërejtur në sektorët: ndërtimtari 29,4 për qind, aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike, aktivitete administrative dhe ndihmëse të shërbimit 15,9 për qind, aktivitete financiare dhe aktivitete të sigurimit 11,7 për qind dhe tregti me pakicë dhe shumicë, riparim të automjeteve motorike dhe motoçikletave, transport dhe deponim dhe objekte për akomodim dhe aktivitete servise me ushqim, për shtatë për qind.

Konsumi përfundimtar i amvisërive, duke i përfshirë edhe institucionet jo profitabile të cilat iu shërbejnë amvisërive në tremujorin e tretë shënon rritje nominale për 3,4 për qind, ndërsa pjesëmarrja e tij në strukturën e bruto-prodhimit vendor arrin 64,4 për qind. Në periudhën e njëjtë, eksporti i mallrave dhe i shërbimeve në mënyrë nominale është rritur për 3,3 për qind, ndërsa importi i mallrave dhe i shërbime ka shënuar rritje në vlerë nominale prej 2,9 për qind.Radio/Vala

 4,094 total views,  4 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: