Halimi: Prioritet në infrastrukturën rrugore është Korridori 8

Shkup, 14 dhjetor 2015

Ndërtimi i Korridorit 8 dhe autostradës Shkup-Bllacë do të jetë prioritet i Bashkimit Demokratik për Integrim  në vitin e ardhshëm në pjesën e infrastrukturës rrugore, deklaroi sot zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Nimetulla Halimi pas takimit me funksionarët e BDI-së në të cilën  i analizuan arritjet në dikasteret që i udhëheqin dhe aktivitetet e ardhshme të planifikuara.

Në takim morën pjesë ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, drejtori i NP Infrastruktura HM Irfan Asani, si dhe deputetët e BDI-së  në Kuvend.

Zëvendësministri Halimi informon se e ka prezantuar progresin në projektet e ardhshme infrastrukturore duke i theksuar akset rrugore Kërçovë-Strugë, si dhe ndërtimin e planifikuar të rrugës Trebenishte-Strugë, për të cilat përgatitet dokumentacion teknik, ndërsa në të cilat investohen 45 milionë euro.

“Investimet në infrastrukturën rrugore të Korridorit 8 arritën 390 milionë euro, ndërsa në infrastrukturën hekurudhore 70 milionë euro”, theksoi Halimi.

Në takim është biseduar edhe për aktivitetet në infrastrukturën komunale. Komunat Tetovë, Likovë, Gostivar, Zhelinë, Strugë, Tearce, Bërvenicë dhe Çair, ashtu siç tha Halimi,  i plotësuan kushtet për shfrytëzimin e grantit në vlerë prej 6.750.000 euro nga Banka Investuese Evropiane. Janë prezantuar edhe projektet nga politika banesore që i zbaton Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për ndërtimin e banesave  për grupet e prekura sociale, për çiftet e reja,  persona me nevoja të veçanta, prindër vetëushqyes…Deri tani, sipas Halimit, janë ndërtuar 13 objekte me 660 banesa, ndërsa këtë vit filloi edhe ndërtimi i banesave në Gostivar dhe në Veles. Nga viti 2016 deri në vitin 2018 është parashikuar të ndërtohen  mbi 800 banesa në komunat Butel, Saraj, Dibër dhe Kumanovë.

Ashtu siç informon zëvendësministri Halimi, në takim janë prezantuar edhe ndryshimet e mëparshme të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje me të cilat vazhdohen afatet për dorëzim të elaboratëve gjeodezik  në kërkesat e parashtruara deri tani për legalizim, ndërsa vazhdohet edhe afati për parashtrim të kërkesave të reja të tilla.Rdio/Vala

 1,026 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: