Benzinat me çmim të pandryshuar, dizeli zvogëlohet për 2 denarë

Shkup, 14 dhjetor 2015 – Çmimi i benzinave mbetet i pandryeshueshëm, ndërsa dizeli ulet për dy denarë për litër, vendosi sot Komisioni rregullativ për energjetikë.

Sipas vendimit, EUROSUPER BS-95 edhe më tutje do të shitet me çmim prej 62,50 den/litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 64,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i dizelit tani do të arrijë 46,50 den/litër.

Për dy denarë zvogëlohet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri, i cili tani do të shitet me çmim prej 35,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS zvogëlohet për 1,514 den/kg, në krahasim me vërtetimin paraprak dhe sipas vendimit të KRE-së çmimi i ri do të arrijë 17,743 den/kg.

Zvogëlimi i çmimit të derivateve të naftës i detyrohet çmimit më të ulët të naftës së papërpunuar në periudhën e fundit 14 ditëshe dhe në kursin më të ulët të denarit në raport të dollarit. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: