Mbledhje e Komisionit anketues për përgjimet

Shkup, 14 dhjetor 2015

Komisioni anketues për skandalin me përgjimet me tetë vota “kundër” dhe gjashtë “për” nuk e pranoi rendin e ditës sipas të ciloit para anëtarëve duhej të dëshmonte ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Kryetari i Komisionit anketues, Petre Shilegov paralajmëroi koordinim të grupit të deputetëve pas ndërprerjes së mbledhjes së paralajmëruar në të cilën duhet të arrihet marrëveshje për rrjedhën e mbledhjes së dytë të sotme, në të cilën, sipas paralajmërimit nga shërbimi i Kuvendit për shtyp, si dëshmitar duhet të paraqitet kryeminsitri Nikolla Gruevski. Pritet që mbledhja të jetë e mbyllur për opinionin siç ishte paralajmëruar javën e kaluar nga ana e anëtarëve të këtij Komisioni nga VMRO-DPMNE.

Rregullorja për punë e Komisionti anketues për prëgjimet lejon që Komisioni të punojë pa prani të opinionit dhe atë me kërkesë të dëshmitarit apo ekspertit. Nëse kjo është me kërkesë të anëtarit të Komisionit, ai është i detyruar të arsyetojë se në marrjen e tij në pyetje, diskutimin apo dokumentimin që do ta prezantojë në mbledhjen e Komisionit do të përmbajë shkallë të informatës së klasifikuar. Për kërkesë të këtillë, anëtarët e Komisionit anketues duhet të vendosin me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve. Nëse Komisioni e refuzon kërkesën e anëtarit të vet, ai ka të drejtë të kërkojë që Komisioni anketues të punojë pa prani të opinionit me qëllim që të japë arsyetim më të hollësishëm për shkakun.

Secili anëtar i Komisionit ka të drejtë ta dëgjojë dëshmitarin apo ekspertin dhe atë në tre cikle nga pesë minuta për parashtrim të pyetjeve nga ana e anëtarit të Komisonit dhe tre cikle nga pesë minuta për përgjigje të pyetjeve të parashtruara nga ana e dëshmitarit apo ekspertit pas secilit cikël të pyetjes së parashtruar. Sipas Rregullores për punë të Komisionit, në fund të dëgjimit të dëshmitarit apo ekspertit anëtari i Komisionit ka të drejtë të fjalës përfunduese në kohëzgjatje prej dy minutave.

Siç është cekur në Rregullore, dëshmitari apo eksperti mund të refuzojnë të përgjigjen në pyetjen e parashtruar.Radio/Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: