Në "Alo doktor" javën e kaluar 1.028 thirrje

Shkup, 14 dhjetor 2015

Javën e kaluar në linjën telefonike “Alo doktor” këshillë mjekësore kanë kërkuar 1.028 qytetarë.

Më së shpeshti këshillë kanë kërkuar për problemet me organet respiratore, temperaturë të rritur, ftohje dhe kollitje të shkaktuara nga moti i ftohtë.

Linja është e qasshme çdo ditë 24 orë dhe në të 25 doktorë janë të qasshëm për këshilla mjekësore. Qëllimi është që t’u mundësohet  qytetarëve konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së simptomeve të ndryshme të prishjes së shëndetit.

Nga fillimi i hapjes së linjës 02/15 123 deri tani në këtë linjë, këshillë mjekësore kanë kërkuar 6.6427 persona. Radio/Vala

 993 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: