Delegacion nga MPB e Shkupit në takim me qytetarët e lagjes së Gazi Babës

Gazi Babë, me 11 dhjetor 2015

Dje, delegacioni nga Ministria e punëve të brendshme e përbërë prej Xhevxhet Azizi-ndihmës kryeshef në sektorin për punë të brendshme Shkup, Burim Ramadani-kryeshef në asistencë dhe transport, Enver Selami-komandant i stacionit policor Bit Pazar, Gazmend Ibrahimi-ndihmës kryeshef për krim në stacionin policor Bit Pazar, udheheqësit e sektoreve në stacionin policor Bit pazar Xheladin Koka, Driton Memeti,… Xhezmi Jonuzi, si dhe Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, morën pjesë në një takim me qytetarët e lagjes së Gazi Babës. Temë kryesore ishin vjedhjet në lagjen e Gazi Babës dhe devijimet tjera të cilat qytetarët i denoncuan. 

Në këtë takim produktiv mes banorëve të lagjes, përfaqësuesve të MPB-së dhe kryetarit të komunës, u sollën disa konkluza, te gjitha këto në drejtim që MPB në periudhën në vijim të jetë më aktive në teren. /Radio Vala

 1,065 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: