Në Kajro hapet taksi servis i dedikuar vetëm për femra

Kajro, 11 dhjetor 2015 – Për shkak të përmirësimit të sigurisë të pjesëtareve të gjinisë më të bukur në Kajro paradoohe u formua servisi “Pink taksi”, automjetet e të cilëve vozisin vetëm femra.

Automjetet e “Pink Taksi” janë të pajisura me kamera dhe SOS tastierë, që do të thotë se turistet të cilat do të vendosin ta vizitojnë Kajron në dispozicion do të kenë transport të sigurt.

Sipas të dhënave të KB-së, 99 për qind e egjiptianeve u ekspozohen shqetësimit seksual, ndërsa një pjesë e madhe e shqetësimeve vijnë në transportin publik ose në taksi automjetet.

Ky servis tani për tani shkaktoi vetëm konstroversione, duke pasur parasysh se vozitja është më e shtrenjtë se ajo e zakonshmja, që do të thotë se shërbimet do të mund t’i shfrytëzojnë vetëm zonjat e privilegjuara.

Shumica, gjithashtu, konsiderojnë se “segregacioni gjinor” në asnjë mënyrë nuk do të kontribuojë për zgjidhje të problemit, gjegjësisht ta ndalë sjelljen joshembullore të meshkujve. /Radio Vala

 918 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

“Puthja e Engjujve”, balada më e re e këngëtarit të mirënjohur Elbasan Munishi (Video)

Tetovë, me 16 Korrik 2016 Këngëtari i mirënjohur tetovar Elbasan Munishi pas një sërë projektesh …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: