Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abilaqim Ademi për vizitë në ITSHKSHM

Shkup, 11 dhjetor 2015

 Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, sot e ka vizituar Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, ku u takua me drejtorin Skender Asani.

Në këtë takim, ministri Ademi dhe drejtori Asani biseduan për kërkesën e Institutit për licencimin e lektorëve të gjuhës shqipe.

“Sot kisha kënaqësinë të vizitoj Institutin, ku bashkë me drejtorin, diskutuam për iniciativën për hartimin e një plani konkret për përdorimin e gjuhës standarde shqipe dhe mbrojtjen e saj. Ky plan përfshin disa faza, prej themelimit të një sektori të veçantë në Institut e deri te licencimi i lektorëve. Është obligim i yni që të kujdesemi për përdorimin e gjuhës standarde shqipe dhe drejtshkrimin e saj. Në Kongresin e drejtshkrimit të mbajtur në Tiranë në vitin 1972 është vendosur për drejtshkrimin e gjuhës dhe secili ka për obligim respektimin e rezolutës së miratuar në atë Kongres”, tha Ademi.

Ai shtoi se janë dakorduar që të formojnë një grup punues me përfaqësues të Institutit, MASH-it, Ministrisë së Kulturës dhe Sekretariatit për Implementimin e MO-së të cilët do të hartojnë një plan për implementimin e kësaj ideje.

“Në të ardhmen do të jetë obligim i çdo institucioni që e përdor gjuhën shqipe në punën e saj, që të konsultojë ose punësojë lektorë të gjuhës shqipe, ose të merr pëlqim për tekstet që ata i publikojnë nga Instituti”, tha ministri Ademi.

Ai theksoi se MASH-i do ta përkrahë realizimin e këtij projekti.

“Instituti është institucion kompetent për mbrojtjen e trashëgimisë së shqiptarëve, kurse gjuha shqipe është shtylla e identitetit kombëtar, prandaj ky institucion duhet deri në fund të angazhohet në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe si komponencë e rëndësishme në identitetin tonë kombëtar”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ademi.

Në fund, ministri Ademi, drejtorit të Institutit Asani i dhuroi kopje të Rezolutës së miratuar në Kongresin e drejtshkrimit të mbajtur në Tiranë në vitin 1972, si hap i parë rreth realizimit të këtij projekti dhe obligim që të respektohet dhe përdoret drejtshkrimi i gjuhës shqipe.Radio/Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: