Shkalla e papunësisë zvogëlohet në 25,5 për qind

Shkup, 11 dhjetor 2015

Shkalla e papunësisë në Maqedoni në kuartalin e tretë të këtij viti është 25,5 për qind, që është ulje prej 1,3 për qind në raport me tremujorin e dytë kur ishte 26,8 publikoi sot Enti shtetëror për statistikë.

Sipas të dhënave të këtij institucioni numri i të punësuarve është rritur për 20.145 persona në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin 2014, kur ka pasur 690.965 të punësuar.

Nga gjithsej 954.610 persona të cilët futen te popullata aktive, numri i të punësuarve në kuartalin e tretë të këtij viti është 711.380 persona, ndërsa i të papunëve 243.230. Radio/Vala

 4,711 total views,  4 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: