Në regjionin e Gostivarit, nga fillimi I vitit e deri më tani janë regjistruar gjithsej 13 fatkeqësi në punë

Në regjionin më të gjerë të Gostivarit, nga fillimi I vitit e deri më tani janë regjistruar gjithsej 13 fatkeqësi në punë. Tre prej tyre kanë përfunduar me pasoja tragjike apo me humbje jete ndërsa dhjetë të tjerë me lëndime të lehta e të rënda trupore.  

Numri më I madh I lëndimeve kanë ndodhur në visit rurale të këtij regjioni , dhe kjo më së shumti gjatë kryerjes së punëve në ndërtimtari, ndërkohë që të gjithë të pësuarit janë të gjinisë mashkullore të moshave të ndryshme, duke mos përjashtuar edhe moshën e mitur të cilët edhe ligjërisht e kanë të ndaluar të punojnë në punë që kërkojnë përgjegjësi dhe mature, gjë që mosha e tyre nuk premton shumë në këtë drejtim.

Nga Sektori I Punëve të Brendshme vlerësojnë se si arsye kryesore e fatkeqësive në punë është pakujdesia e punëtorëve gjatë kryerjes së punëve për të cilat janë të ngarkuar , pastaj vjen mos mbajtja e pajisjeve mbrojtëse  dhe mospwrmbajtja ndaj standardeve dhe kriteriumeve nw kryerjen e detyrës

Si pasojë e shkaqeve të lartpërmendura kanë ardhur në shprehje edhe fatkeqësitë apo lëndimet në punë si që janë, lëndimi I ekstremiteteve, ramja nga lartësitë si dhe fatkeqësi të tjera.

Këto fatkeqësi në të shumtën e rasteve janë regjistruar në ndërtimtari ku punëtorët kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në objekte të mbindërtuara, dhe më këtë rast nuk kanë treguar kujdesin e nevojshëm për rreziqet e mundshme gjatë kryerjes së këtyre punëve, thonë nga SPB-Tetovë.Radio/Vala

 863 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: