Rezultatet nga projekti i AUV për ushqim më të sigurt

Shkup, 11 dhjetor 2015

Drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari Zoran Popovski do t’i prezantojë rezultatet nga projekti “Ndërtim i kapacitetit të shërbimeve kompetente për siguri të ushqimit, politikës veterinare dhe fitosanitare”.

Projekti me vlerë prej 1,795 milionë denarësh, ka filluar më 21 dhjetor të vitit 2013, ndërsa qëllimi ka qenë përmirësimi i mbrojtjes së njerëzve, kafshëve dhe shëndetit të bimëve, përmes përforcimit të kapacitetit

ekzistues institucional të sistemit për siguri të ushqimit me sigurimin e aksesit të integruar, multidisiplinar, në të cilin janë përfshirë të gjitha fazat e zinxhirit të ushqimit.

Në prezantim do të mbajnë fjalim edhe euroambasadori Aivo Orav, si dhe liderja e projektit Mina Barova, ndërsa do të marrin pjesë përfaqësues të Inspektoratit shtetëror për bujqësi, menaxhim fitosanitar dhe Laboratorit shtetëror fitosanitar, të cilët kanë marrë pjesë në realizimin e projektit.Radio/Vala

 1,002 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: