Bejta jep mbështetje të plotë institucionale për komunitetin rom

Gostivar, 10 dhjetor 2015  – Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta mori pjesë në takimin e organizuar nga komuniteti rom, i cili u mbajt në hapësirat e Këshillit Komunal.

Takimi u realizua në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e romëve në sjelljen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale”, të iniciuar nga Shoqata “Barvalipe Team”, me seli në Gostivar.

Duke u nisur nga qasja e hapur të cilën e praktikon Komuna e Gostivarit për të gjithë qytetarët, në fjalën e tij të rastit kryetari Bejta shprehu konsideratën e tij për organizimin duke i siguruar të pranishmit që institucioni që ai drejton do të vazhdoj të kontribuoj edhe në të ardhmen për të mirën e të gjithë qytetarëve pa i ndarë ato në vija etnike.

“Komuna e Gostivarit dallohet nga komunat tjera për nga mozaiku i etniteteve që jetojnë në qytetin tonë por dallohen edhe më shumë për nga harmonia mes tyre. Ne si komunë, investimet që i kryejmë në të mirë të qytetarëve nuk i ndajmë në vija etnike apo fetare por mundohemi të ju sigurojmë kushte sa më të mira të gjithë qytetarëve tanë. Megjithatë, në mandatin tonë mes shumë investimesh tjera janë kryer investime të rëndësishme edhe në lagjet ku shumicë jetojnë qytetarë të komunitetit rom”, tha mes tjerash Bejta.

Ai gjithashtu e vlerësoi faktin që në komunën e Gostivarit, komuniteti rom përfaqësohet me këshilltarin e tyre në Këshillin Komunal.

Nga ana tjerët, këshilltari i cili vjen nga radhët e komunitetit rom, Kashmir Saliu, shprehu falënderim për punën e deritanishme të kryetarit të komunës Bejta dhe theksoi faktin që me ardhjen e tij në krye të komunës së Gostivarit diskriminimi ndaj këtij komuniteti në institucionin që ai drejton, është zhdukur plotësisht.

Në përfundim të takimit, rreth shqetësimit kryesor të cilën e potencuan të pranishmit, gjegjësisht rrëshqitja e dheut në lagjen Tullana ku rrezikohen 5 shtëpi dhe rreth 70 banor të kësaj lagje, kryetari Bejta i siguroi që Komuna e Gostivarit do të përgatis dokumentacionin teknik dhe sipas mundësive do ta zgjedh brenda vitit të ardhshëm. /Radio Vala

 809 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: