Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës në Kodrën e Diellit

Shkup, 10 dhjetor 2015

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore të Maqedonisë po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata në vendet më të ulëta dhe nëpër rrugë të lagështa nëpër disa vende.

Lidhja Аuto-Мoto e Maqedonisë (LAMM) informoi se mjegull me dukshmëri prej 30 deri në 50 metra ka në Kodrën e Diellit.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Nga 15 nëntori hyri në fuqi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2016.Radio/Vala

 1,031 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: