Në tetor janë dhënë 326 leje për ndërtim

Shkup, 10 dhjetor 2015

Në tetor të këtij viti janë dhënë 326 leje për ndërtim, që është për 35,3 për qind  më shumë në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e parashikuar arrin 5.050.934.000 denarë që është për 52,9 për qind më shumë në krahasim me tetorin e vitit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim, 287 (57,4 për qind) janë destinuar për objekte të ndërtimit të lartë, 45 (13,8 për qind) për ndërtim të ulët dhe 94 (28,8 për qind) për objekte për rikonstruim.

Nga 326-të objektet  në 202 (62 për qind) si investitorë paraqiten persona fizik, ndërsa në 124 (38 për qind) objekte investitorë janë subjekte afariste. Në periudhën raportuese është parashikuar  ndërtimi i 869 banesave, me sipërfaqë të tërësishme të shfrytëzuar prej 69.474 metra katror.Radio/Vala

 4,653 total views,  4 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: