Mexhiti: Askujt nuk guxon t'i kufizohet liria e lëvizjes

Shkup, 10 dhjetor 2015

Liria është e rëndësishme edhe për të gjithë ata që për arsye të ndryshme i braktisin vendet e tyre në kërkim për jetë më të qetë dhe më të mirë. Për këtë arsye, askujt nuk guxon as t’i kufizohet liria e lëvizjes, e as e drejta që të kërkojë azil në vendet e tjera. Prej këtu edhe një herë përkujtoj në nevojën për trajtim human të këtyre eprsonave, njoftoi sot Avokati i Popullit Ixhet Memeti me rastin e Ditës ndërkombëtare të së drejtave të njeriut, 10 dhjetori.

Dita ndërkombëtare sivjet shënohet nën moton “Të drejtat tona liria jonë përgjithmonë”.

Siç njoftoi Avokati i Popullit, në këtë frymë edhe komisari i lartë dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut (OCHR) bënë thirrje që bota të mendojë për rëndësinë e lirisë pa dallim se për çfarë liri bëhet fjalë. Nëse bëhet fjalë për liri të shprehjes së mendimit, të lirisë së zgjedhjes së punës, të shprehjes së bindjeve të tyre fetare, kulturore, politike dhe të tjera.

“Liritë janë universale dhe në mënyrë të barabartë duhet t’i gëzojë secili pa dallim se në cilin vend të topit të Tokës ndodhen, cilës racë, gjini ose fe i përkasin. Për këtë arsye të gjithë ne duhet ta respektojmë lirinë e tjetrit, më të ndryshme nga ne, nëse dëshirojmë edhe ai ta respektojë lirinë tonë. Vetëm në mënyrë të ndërsjellë dhe respektimi janë karakteristikë të humanitetit si karakteristikë e lartë njerëzore”, qëndron në kumtesën e Avokatit të Popullit.

Sivjet bota është në shenjë të shënimit edhe të një ngjarjeve shumë të rëndësishme, 50 vite nga miratimi i dy dokumenteve të rëndësishme të cilët paraqesin bazë prë zhvillim të shoqërive demokratike dhe të lira: Pakti ndërkombëtar për të drejtat qytetare dhe politike dhe Pakti ndërkombëtar për të drejta ekonomike, sociale dhe kulturore. Ato janë alfë dhe omegë për të gjitha vendet. Ata janë baza për zhvillimin e civilizimeve të shoqërive.

Për këtë arsye, mbrojtësit e të drejtave dhe lirive të njeriut duhet vazhdimisht të përkujtojnë në rëndësinë e përfitimeve demokratike-civilizuese, por edhe të punojnë në promovimin e tyre, si dhe në mbrojtjen e tyre. Pa gëzim të lirive të vërteta nuk ka progres, shtohet në kumtesë.Radio/Vala

 1,151 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: