MEPSO siguroi mjete për lidhshmërinë interkonektive me Shqipërinë

Shkup, 10 dhjetor 2015

 Me kredi prej 37 milionë euro të Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH) dhe grant prej 12 milionë euro të siguruara nga programi parainkuadrues i BE-së për Ballkanin Perëndimor për vitin 2015 Sistem operatori elektropërçues MEPSO do ta ndërtojë në pjesën e Maqedonisë largpërçuesin Manastir – Elbasan, lidhjen e parë interkonektive prej 400 kv me Shqipërinë.

Me marrëveshjen për aranzhimin kreditor që sot e nënshkruan drejtori i Ballkanit Perëndimor i BERZH-it, Holger Muent dhe drejtori i përgjithshëm i SHA MEPSO, Sinisha Spasov parashihet të ndërtohen 95 kilometra largpërçues prej 400 kv prej trafostacionit 400/110 Manastir 2 deri në kufirin midis Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe një stacion transformator 400/110 kv në afërsi të Ohrit.

Projekti është pjesë e nismës së Komisionit Evropian për vendosjen e korridorit përçues të energjisë elektrike lindje – perëndim midis Bullgarisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë duke e përfshirë edhe kabllon e planifikuar nëndetare nga Mali i Zi drejt Italisë. Parasheh që MEPSO fillimisht në Evropën Juglindore ta shfrytëzojë edhe platformën e sapozhvilluar për tender elektronik me klientë me marrëveshje për tenderë.

“Dhjetë vite me radhë është duke u folur për projektin, ndërsa sot e kemi nderin që fillon të realizohet konkretisht me nënshkrimin e marrëveshjes për kredi midis BERZH-it dhe MEPSO-s. Tregu i Maqedonisë dhe ai shqiptar i energjisë elektrike do të kenë beneficion të rëndësishëm të lidhshmërisë së parë interkonektive midis dy vendeve”, tha ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri pas nënshkrimit të marrëveshjes për hua.

Ai theksoi se me fillimin e ndërtimit të largpërçuesit Manastir – Elbasan faktikisht fillon të realizohet korridori energjetik 8.

“Furnizimi i sigurt me energji elektrike ka rëndësi shumë të madhe, ndërsa lidhshmëria interkonektive me Shqipërinë është një prej prioriteteve në pjesën e lidhshmërisë me vendet fqinje. Realizimi i këtij projekti paraqet dëshmi për intensifikimin e marrëveshjeve midis dy vendeve”, tha Neziri.

Drejtori i BERZH-it për Ballkanin Perëndimor, Muent porositi se ndërtimi i largpërçuesit paraqet investim të rëndësishëm për sigurinë energjetike dhe për zhvillimin e tregjeve rajonale të energjisë elektrike.

“Ndërtimi i largpërçuesit të ri do ta lidh tregun e Maqedonisë të energjisë elektrike, ku dominon shfrytëzimi i energjisë elektrike prej termocentraleve, me atë shqiptar ku janë dominuese hidrocentralet. Kjo do ta përmirësojë balancin e dy sistemeve, do t’i zvogëlojnë shpenzimet operative dhe do ta nxisë shfrytëzimin e energjive të ripërtëritshme”, tha Muent.

Euroambasadori, Aivo Orav theksoi se Bashkimi Evropian me grant prej 12 milionë euro e bashkëfinancon ndërtimin e largpërçuesit 400 kilovoltësh Manastir – Elbasan.

“Energjia është sektor strategjik në çdo vend, vitale për të gjitha aspektet e jetës së përditshme të njerëzve dhe zhvillimin e të gjithë sektorëve të tjerë të ekonomisë. BE siguron mbështetje të rëndësishme për këtë sektor përmes programit IPA dhe përmes Programit investues për Ballkanin Perëndimor që nënkupton sigurimin e financimit dhe ndihmës teknike të investimeve strategjike”, tha Orav.

Drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s, Spasov theksoi se ndërtimi i largpërçuesit të ri është me rëndësi të madhe strategjike për tërë Ballkanin dhe për rajonin e EJL-së. Shtoi se Maqedonia tashmë ka pesë lidhje interkonektuese me katër fqinjët – Bullgarinë, Serbinë, Greqinë dhe Kosovën, ndërsa kjo lidhje do të jetë e para me Shqipërinë.

Precizoi se deri në fund të vitit 2016 është planifikuar që të përpunohet dokumentacion i plotë teknik për projektin, ndërsa deri në vitin 2019 tërësisht të ndërtohen objektet energjetike. Pritet vlera e përgjithshme e projektit të tejkalojë 65 milionë euro.Radio/Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: