Komuna e Çairit furnizoi 500 banka dhe karrige për shkollat fillore

09.12.2105, Shkup

Nxënësit e shkollave fillore në Komunën e Çairit do të fitojnë inventar të ri shkollor. Komuna e Çairit furnizoi mbi 500 banka dhe karrige, të cila do t’ju shpërndahen të gjithave shkollave fillore. Ky aksion i Komunës së Çairit është pjesë e programit për përmirësim dhe modernizim të vazhdueshëm të kushteve në shkollat fillore të Komunës së Çairit 

Shpërndarja e inventarit të ri tanimë ka filluar. Sot në shkollën fillore “Ismail Qemali” arritën karriget e reja për nxënësit. Në vizitë të shkollës sot ishte edhe kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti. Ai realizoi takim me drejtorin e shkollës Kadri Agushi. 

„Çairi është një ndër komunat e cila ka numër më të madh të popullsisë së re, prandaj kujdesi për ta në të gjitha fazat e zhvillimit dhe arsimimi i tyre për neve është një ndër prioritet më madhore.  Ky aksion për përmirësimin e inventarit shkollor është pjesë e një strategjie të madhe e cila do të jep një rezultat të plotë. Shumica e shkollave janë rinovuar, ndërsa me bankat dhe karriget e reja në mënyrë plotësuese do të përmirësohen kushtet në të. Tanimë punojmë edhe në aspekte tjera të lidhura me shkollat, me çka do të sigurojmë kushte solide për nxënësit e Çairit” tha Mexhiti.

Gjatë vizitës në shkollë, kryetari Mexhiti apeloi deri te prindërit që mos të partipicojnë për furnizimin e rekuizitave dhe mobileve në shkollë ku fëmijët e tyre e vijojnë mësimin. Ai gjithashtu theksoi se të gjitha kërkesat që i kanë t’i drejtojnë deri te Komuna e Çairit përmes Këshillit të prindërve. Radio/Vala

 863 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: