Projekt për zvogëlimin e CO2 nga automobilat

Shkup, 10 dhjetor 2015

 Në Shkup sot do të shënohet fillimi i projektit, qëllimi i së cilit është zvogëlimi i emisioneve të CO2 nga automobilat në Maqedoni.

Projekti është titulluar “Stabilizim i emisioneve të gazrave të qelqtë nga qarkullimi rrugor përmes zvogëlimit të dyfishtë të konsumit të karburantit: zbatim rajonal i nismës globale për ekonomi të karburantit” dhe duhet të kontribuojë drejt zvogëlimit të emisioneve të CO2 nga ana e sektorit transportues (automjetet e lehta) në Maqedoni përmes përpunimit të politikave për ekonomi të karburantit.

Në ngjarje është paralajmëruar fjalim i ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi.

Projekti zbatohet nga UNEP-GEF në bashkëpunim me Qendrën rajonale për mjedis jetësor – Zyra në Maqedoni, ndërsa shfrytëzuesi kryesor është Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e cila së bashku me rafinerinë OKTA e ka siguruar bashkëfinancimin nacional të projekteve.Radio/Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: