ISHP: Gjendja me ndotjen e ajrit alarmante

Shkup, 9 dhjetor 2015 – Ndotja e ajrit nuk ndikon vetëm në sistemin respirator dhe kardiovaskular, por edhe në të gjitha organet në organizëm. Nuk ekziston organ i cili nuk rrezikohet nga këto grimca toksike. Në Maqedoni, për shkak të pasojave nga ndotja e ajrit, në vit vdesin 1.050 deri 1.060 njerëz. Rreth 30 deri 40 për qind ka rritje të sëmundjeve, para së gjithash të sistemit të mushkërive dhe atij kardiovaskular gjatë kësaj periudhe të dimrit.

Këtë sot në konferencë për shtyp e theksoi prof.dr. Dragan Gjorgjev nga Instituti për shëndet publik (ISHP) i Republikës së Maqedonisë, i cili është koordinues nacional për fushën e shëndetit dhe mjedisit jetësor dhe anëtar i grupit ndërsektorial të punës për menaxhim me cilësinë e ajrit. Ai tha se rritja e tillë i ngarkon të gjitha segmentet e sistemit shëndetësor, duke filluar nga auto-ambulancat, ente shëndetësore mobile, spitale dhe shërbimet e tyre për ndihmë të shpejtë mjekësore… Sipas tij, spitalet janë përplot dhe akoma do të mbushen.

“Numri më i ri sot nga sistemi monitorues është se edhe pesë ditët e kaluara patëm vazhdimësi të koncentrimkeve mbi më të lartat e lejueshme në Tetovë deri 350 mikrogramë në metër kub grimca PM10, Shkup deri 260 mikrogramë, manastir deri 150 mikrogramë”, tha Gjorgjev.

Sipas tij, bëhet fjalë për gjendjen psikotike sepse ky është një lloj i eko psikozës, e njohur kur ka periudhë të madhe toksike, ndërkaq nuk ja dalje sepse ajrin nuk mund ta ndërrojmë.

“Rreth dhjetë ditë jemi në periudhë kur pjesa mëe  madhe prej 17 stacioneve matëse në shtet tregojnë koncentrime të grimcave prej 10 mikronëve, madje edhe prej 2,5 mikronëve, larg mbi nivelin e lejuar. Ka larje të rrugëve me kemikalie-ajo është masë parciale e cila është e kahëzuar drejt pasojës, e jo shkakut. masat duhet të mkahëzohen drejt burimeve dhe përderisa në mënyrë primare nuk i kahëzojmë drejt burimeve, kjo do të përsëritet çdo vit”, tha Gjorgjev.

Hyjmë, sqaroi, në fazë kur duhet të ndërmerren edhe aktivitete alarmuese. Theksoi se javën e ardhshme në takimin e grupit të inspektirëve do të diskutojnë edhe për nivele alarmuese jo siç është tani mesatarja pesë ditë të jetë mbi 50 mikrogramë vazhdimisht, por edhe në dy ditë kur do të rriten koncentrimet në 152 dhe 200 mikrogramë në emtër kub, të cilët tregojnë se gjendja është alarmante.

Në mesin e shkaqeve për ndotjen e ajrit i theksoi shfrytëzimin joracional të automjeteve, moshën dhe numrin e automjeteve, llojet joadekuate të derivateve për ngrohje, instalimet e pakontrolluara në ato sistem për ngrohje….

Theksoi se disa nga rekomandimet të cilat po bëhen në disa nga vendet evropiane janë mbyllja e objekteve publike, para së gjithash shkollave dhe kopshteve të fëmijëve, për çka do të diskutojnë javën e ardhshme kur do të flasin për nivelet e reja alarmuese.

Sipas tij, pirja e duhanit dhe gazrat e lëshuara nga sistemet për ngrohje janë dy ndotësit kryesor të ajrit të brendshëm. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: