Takim Han-Thaçi në Bruksel: Eurokomisari kërkon të respektohen afatet nga marrëveshja politike, ndërsa PDSH-ja – Marrëveshje të re

Bruksel, 9 dhjetor 2015 – Me kërkesë së eurokomisarit për negociata për zgjerim Johanes Han, sot në ndërtesën e Komisionit Evropian në Bruksel u mbajt takim midis tij dhe lideri të partisë opozitare shqiptare në Republikën e Maqedonisë, PDSH, Menduh Thaçi.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në takimin me Thaçin, Hani ka insistuar që edhe PDSH-ja të ndikojë që të respektohen afatet e dakorduara në kuadër të marrëveshjes politike nga 2 qershori/15 korriku, përfundimisht me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 24 prill të vitit 2016.

Në deklaratë për MIA-n, Thaçi e konfirmoi këtë pas takimit, duke shtuar se ai para eurokomisarit e ka prezantuar edhe kërkesën e partisë së vetme opozitare në Parlamentin e Maqedonisë, e ajo është për krijim të Marrëveshjes së re të Ohrit, duke marrë parasysh atë që sipas liderit të PDSH-së – Marrëveshja e Ohrit nuk është implementuar në tërësi, ndërsa është vjetëruar.

“Sot kisha takim shumë të rëndësishëm me zotëri Hanin. Ai kishte interesim të madh për implementimin e marrëveshjes politike nga 2 qershori/15 korriku. Mesazhin që e morëm është se është shumë e rëndësishme që t’i respektojmë afatet për implementim të marrëveshjes politike. Ndërsa, nga ana ime është parashtruar rëndësia e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, për shkak se PDSH-ja është për momentin partia e vetme opozitare dhe është shumë e rëndësishme, pra u fokusuam në të njejtën”, potencoi Thaçi.

Lideri i PDSH-së thotë se Johanes Hanit i ka shprehur shqetësim se pse rekomandimet nga Komisioni, në të cilin ka marrë pjesë Piter Fejt, nuk janë kyçur në kuadër të grupeve të punës për zbatim të marrëveshjes nga Përzhino, e lidhur me Marrëveshjen e Ohrit.

“Nga ana ime është theksuar se Marrëveshja e Ohrit, për shkak të mosimplementimit në kohë është marrëveshja e prishur dhe atë jo me faj të shqiptarëve. Ne kemi propozim për marrëveshje të re që do të jetë në frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Nuk jemi kundër Marrëveshjes së Ohrit, por na nevojitet marrëveshje e re dhe afate të reja”, tha Menduh Thaçi.

Përndryshe, një delegacion i PDSH-së i kryesuar nga kryetari i partisë qëndron në Bruksel, duke marrë parasysh atë që gjatë ditës së nesërme, Menduh Thaçi do të ketë takime me kryetarin e Partisë Popullore Evropiane (EPP), Zhozef Doll, parti simotra e të cilës është PDSH-ja, si dhe me raportuesin për Republikën e Maqedonisë nga Parlamenti Evropian – Ivo Vajgëll. /Radio Vala

 1,015 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: