Mjegull në rrethinën e Gostivarit, dukshmëria deri në 20 metra

Shkup, 9 dhjetor 2015 – Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 20 metra ka në rrethinën e Gostivarit, ndërsa në Resnjë, Gjavatë dhe Kullë dukshmëria është prej 50 deri 60 metra, kumtoi LAMM.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore të Maqedonisë po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë, Demir Kapi – Udovë, Koçan – Dellçevë dhe Vinicë – Berovë, ku mund të paraqiten shembje të shpeshta të dheut. /Radio Vala

 920 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: