Inaugurohen investimet në Spitalin e Gostivarit. Edhe Komuna ndau donacione

Gostivar, me 9 Dhjetor – 2015 

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevat Bejta i fituar nga drejtori i Spitalit të përgjithshëm “Ferid Murad”, Ylber Ademi mori pjesë në inaugurimin e investimeve të kryera së fundmi në Spitalin e Gostivarit, ndër to edhe ndërrimi i derës hyrëse në Njësinë е Urgjencës dhe perdeve mbrojtëse nga diell që Spitali i pranoi si donacion nga Komuna e Gostivarit.  

Me këtë rast, kryetari Bejta theksoi se mbetet angazhim i tij, drejtorit dhe bashkëpunëtorëve që përmes qeverisjes qendrore të ndikohen në përmirësimin sa më të madh të kushteve në Spitalin e Gostivarit.   

“Shpreh falënderim për drejtorin dhe personelin mjekësor të Spitalit për mikpritjen e treguar. Sot e shoh Spitalin e Gostivarit ndryshe nga herët e tjera, me ambient më të pastër, organizim më të mirë. Ne si Komunë në bazë të ligjit jemi angazhuar të ndajmë mjete financiare për Spitalin e Gostivarit, i cili nuk është nën kompetencat e pushtetit lokal, por angazhohemi dhe bëjmë përpjekje të sigurojmë sa më shumë mjete financiare nga buxheti republikan. Duke i falënderuar drejtorit dhe stafit mjekësor, Spitali i Gostivarit dallohet nga Spitalet e tjera por mbetet angazhimi i jonë i përbashkët që ky spital të tejkalon borxhet e trashëguara nga periudhat e kaluara. Nuk është faji i drejtorit aktual apo drejtorëve paraprak, por më herët nuk është menaxhuar ashtu siç duhet. Nuk hy në grupin e politikanëve të akuzoi  se kush çka bëri në të kaluarën, por angazhohemi që bashkërisht ta nxjerrim Spitalin nga kolapsi financiar, pas çka do të vijë në shprehje menaxhimi ende më i mirë”, tha mes tjerash kryetari, Nevzat Bejta.  

Po ashtu, përgëzoi shtatë punonjësit në Spitalin e Gostivarit  të cilët u pajisen me vendime të përhershme për punë.

Drejtori Ylber Ademi shprehu mirënjohje për përkushtimin e treguar nga drejtuesit e Komunës së Gostivarit për përmirësimin e kushteve për punë të personelit spitalor por mbi gjitha krijimit të kushteve sa më të mira për trajtimin e pacientëve. 

“Bëjmë promovimin e disa aparaturave që i siguruam për Spitalin e Gostivarit, dhe njëkohësisht dëshiroj t’i falënderohem Kryetarit dhe Këshillit të Komunës së Gostivarit për donacionin me vlerë mbi 2 mijë euro për rregullimin e derës hyrëse në Njësinë e Urgjencës. Është derë senzorike e cila na ndihmon në aspektin preventiv por edhe në lëvizjen e pacientëve dhe ruajtjen temperaturave të brendshme të objektit. Po ashtu, Komuna ndihmoi në formë donacioni edhe në sigurimin e perdeve të mbi 50 % dritareve të Spitalit, duke shmangur ndikimin e rrezeve të diellit në ambientet e brendshme të objektit. Jam mirënjohës për këtë mbështetje që na ofron Kryetari dhe Këshilli i Komunës së Gostivarit”, tha drejtori Ylber Ademi. 

Ademi njoftoi se Spitali lëshoi në përdorim edhe disa pajisje teknologjike dhe mjekësore të siguruara me mjete nga buxheti i Spitalit. 

“Spitali u furnizua edhe me lavatriçe respektivisht makina të kapaciteteve të mëdha për larjen dhe terjen e teshave si dhe makinën për hekurosjen e tyre. Është një investim prej 2 milion denarë ose mbi 30 mijë euro. Po ashtu promovuam edhe “eho” aparati jashtëzakonisht të përsosur i cili po ashtu shërben edhe si kolor dopler dhe që shërben për mjekët që punojnë në kabinetin e rëntgenit”, tha Ademi, i cili po ashtu njoftoi se në ditën në vazhdim do të pret në kabinetin e  tij drejtorët e Fondit të Shëndetësisë me qëllim të tejkalimit të problemit me borxhet e trashëguara të Spitalit”, tha Ademi. 

Spitalit i përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, krahas banorëve të regjionit të Gostivarit shërben edhe për banorët e komunave fqinje, siç është Kërçova, Dibra dhe komunat rurale. Radio/Vala

 832 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: