1.800 persona mbi 30 vjeç janë regjistruar në fakultet me Projektin 30/35

Shkup, 9 dhjetor 2015

Në kuadër të Projektit 30/35 për vitin akademik 2015/2016 gjithsej 256 qytetarë të Maqedonisë, të cilët për shkaqe të ndryshme në të kaluarën nuk kanë pasur mundësi të marrin diplomë fakulteti, janë paraqitur dhe janë regjistruar në ciklin e parë të studimeve në 16 fakultete shtetërore, me bashkëfinancim vjetor të studimeve prej 200 euro në kundërvlerë denari.

Deri më tani, në gjashtë vitet e kaluara aq sa zbatohet ky projekt, gjithsej 1.800 persona janë regjistruar në njërin prej universiteteve shtetërore.

“Edhe kësaj here interesim është shfaqur për të gjitha profesionet, por më së shumti për programet studimore në kuadër të shkencave teknike, matematiko-natyrore dhe të mjekësisë, të cilat në pajtim me gjendjen reale në tregun e punës janë deficitare dhe sigurojnë mundësi më të madhe për punësim dhe siguri ekonomike të individit”, theksoi në konferencën e sotme zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski.

Shtoi se përmes shfrytëzimit të këtij përfitimi nga ana e shtetit për marrjen e diplomës akademike, këta persona nga njëra anë do të munden më shpejtë të gjejnë punë, ose do të zhvillohen në pozitë më të lartë nëse vetëm se janë të marrëdhënie pune, por nga ana tjetër, siç tha, do të ndihmojnë edhe në angazhimet e përgjithshme për prosperitet ekonomik të shtetit.

Me këtë projekt të gjithë qytetarëve të interesuar të moshës prej minimum 30 vjeç për femra dhe 35 vjeç për meshkuj me arsim të mesëm katërvjeçar dhe marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar, ose, persona të papunë të cilët paraqiten në APRM të paktën pesë vjet, u mundësohet të regjistrohen në programin studimor në ciklin e parë të studimeve me bashkëfinancim vjetor të studimeve prej 200 euro në kundërvlerë denari.

Për vitin akademik 2015/2016 në konkurs janë ofruar 44 programe studimore në 16 fakultete në përbërje të universiteteve shtetërore.Radio/Vala

 3,562 total views,  9 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: