Jashari: Procedurë për të gjitha rastet për të cilat ka indikacione

Shkup, 9 dhjetor 2015

Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari konsideron se prokurorja speciale publike në kuadër të kompetencave të saj dhe në bazë të informacioneve të cilat i merr duhet të fillojë procedurë për të gjitha rastet, kështu edhe për “Monstrën” dhe “Sopotin”, nëse ka indikacione për fillimin e procedurës penale.

“Në pajtim me Ligjin për Prokurorinë Speciale Publike, në kuadër të kompetencave të saj dhe në bazë të informacioneve të cilat i merr për këto materiale, ajo do të duhet të fillojë procedurë për të gjitha rastet pa dallim nëse bëhet fjalë për ‘Sopotin”, “Monstrën” ose cilindo rast tjetër, nëse vlerëson se ekzistojnë rrethana dhe indikacione të caktuara për inicimin e procedurës penale”, deklaroi Jashari duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve  sot në margjinat e takimit për Propozim-strategjinë për reforma në sistemin e jurisprudencës.

I pyetur për rastin në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, Jashari tha se sipas informacioneve që më shumë që i dëgjon nga gazetarët, gjegjësisht nga burimet të cilat në njëfarë mënyre nuk janë konfirmuar, ai si ministër i Drejtësisë nuk është kompetent të ndërmarrë veprime të caktuara jashtë asaj që i lejon ligji.

“Por, si ministër i Drejtësisë kam mundësi dhe të drejtë të kërkoj nga institucionet dhe organet kompetente që të konfirmohet nëse këto informacione janë të vërteta ose jo. Përderisa ka lëshime në procedurë, Këshilli Gjyqësor duhet të kryejë kontroll mbi punën e gjykatave dhe mbi prokurorinë publike”, tha ministri i Drejtësisë Adnan Jashari.Radio/Vala

 674 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: