Komisioni anketues për përgjimet do t'i marrë në pyetje dëshmitarët

Shkup, 9 dhjetor 2015

Komisioni anketues për skandalin me përgjimet sot në seancë duhet t’i marrë në pyetje dëshmitarët.

Të thirrur para Komisionit për të dëshmuar janë kryeministri dhe lider i VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski, ministrat e mëparshëm të Punëve të Brendshme dhe të Transportit dhe Lidhjeve, Gordana Jankulloska dhe Mile Janakieski, ish-drejtori i DSK Sasho Mijallkov dhe shefi i kabinetit të kryeministrit, Martin Protogjer. Ata duhet ta njoftojnë Komisionin se kur në periudhën prej më 9 deri më 15 dhjetor do të mund të dëshmojnë.

Në listën e dëshmitarëve të VMRO – DPMNE-së ishin kryeministri Gruevski, zëvendëskryeministri Stavreski dhe ish-ministrja Jankulloska, ndërsa në listën e LSDM-së janë Mijallkov, Janakieski dhe Protogjer.

Seancat në të cilat do të merren në pyetje dëshmitarët do të jenë të mbyllura për opinionin.

Komisioni anketues planin për punë me dinamikën e marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe vizitën e institucioneve e miratoi javën e kaluar.

Është paraparë dy aktivitetet të zhvillohen në mënyrë paralele prej më 7 dhjetor deri më 22 janar 2016. Sipas tajmingut për punë, seanca për përgatitjen e raportit të Komisionit është planifikuar për më 29 janar 2016. Raporti duhet të jetë gati deri më 31 janar. Radio/Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: