Ndryshime ligjore për kthimin e infermierëve në shëndetin publik

Shkup, 8 dhjetor 2015 – Infermierët, punonjësit teknik dhe radiologjik me arsim të mesëm, të lartë dhe arsim të lartë profesional nëse duan, do të mund të kthehen nga shëndeti privat në atë publik. Këtë e mundësojnë ndryshimet më të reja të Ligjit për mbrojtje shëndetësore që i hartoi Qeveria dhe të cilat tashmë janë në procedurë kuvendore.

Siç kumtoi sot ministri dikasterial Nikolla Todorov, ndryshimet ligjore janë rezultat i projektit të suksesshëm të realizuar paraprakisht me mjekët specialistë, ndërsa qëllimi është që të rritet cilësia e shërbimeve shëndetësore sepse punohet për kuadër të përgatitur, me përvojë dhe të trajnuar.

Për mundësinë e këtillë, theksoi Todorov, tashmë janë shtruar të paktën 30 kërkesa nga infermierët.

“Kusht për kthimin e infermierëve, punonjësve teknik dhe radiologjik është që të kenë tre vjet përvojë pune në institucion shëndetësor publik apo të paktën shtatë vjet në institucion shëndetësor privat që kryen veprimtari shëndetësore”, nënvizoi ministri. 

Pas miratimit të ndryshimeve ligjore, do të hapet konkurs për shfaqjen e interesit ku do të thirren të paraqiten të gjithë infermierët të cilët i përmbushin kushtet dhe të cilët dëshirojnë të kthehen nga ai privat në atë publik.

“Pres të ketë interes të madh dhe edhe më shumë të rritet cilësia e shërbimeve shëndetësore sepse bëhet fjalë për kuadër të përgatitur, me përvojë dhe të trajnuar”, theksoi Todorov.

Projekti i tillë paraprak i cili kishte të bëjë me mjekët specialistë, nxiti mbi 200 prej tyre të kthehen në shëndetin publik, Bëhet fjalë për mjekë prej 20 specialistë të ndryshëm në 18 qytete. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: