Neziri dhe Mexhiti takuan zejtarët, priten investime në Çarshinë e Vjetër

Shkup, 7 dhjetor 2015

 Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, u takuan me përfaqësuesit e Shoqatës së Zejtarëve në Shkup.

Siç thuhet në kumtesë, përforcimi i bashkëpunimit të deritanishëm mes zejtarëve dhe pushtetit lokal dhe atij ekzekutiv, projekti për unifikimin e vitrinave dhe tendave të dyqaneve në Çarshinë e Shkupit dhe investimet në të ardhmen ishin në fokus të takimit të sotëm.

“Konstatuam bashkërisht se dukshëm është përmirësuar imazhi i Çarshisë së Shkupit prej para pesë viteve, kemi ringjallje të Çarshisë, bashkërisht kemi konstatuar që nëse në të kaluarën Çarshia ka financuar të gjitha projektet kombëtare, sociale etj, është hera e parë që dyqangjitë e Çarshisë marrin nga komuna apo nga qeveria me projektin e vitrinave, projektin e indo-punkteve dhe projektet tjera. Mendoj që me një komunikim të përhershëm do jemi më afër zgjidhjes së problemeve dhe përmirësimit të imazhit të Çarshisë, thjesht pra për të shndërruar në vend më atraktiv në qytetin e Shkupit”  deklaroi Mexhiti.

Në fazë përfundimi është procesi për regjistrimin e Shoqatës së Zejtarëve në Odë të Zejtarëve në nivel të Komunës së Çairit.

“Biseduam për projektet dhe bashkëpunimet e deritanishme që kemi pasur, biseduam edhe për projektet në të ardhmen që do t’i realizojmë, kështu që ka një sërë projektesh në të ardhmen, unifikimi i vitrinave dhe i tendave dhe të gjitha atyre firmave që do të shkruhen dhe që në të ardhmen të jetë komunikimi më i përafërt se sa që i kemi pasur më herët”, theksoi kryetari i Shoqatës së Zejtarëve, Bejtulla Morina.

Ministri i  Ekonomisë, Bekim Neziri, thotë se me shndërrimin e saj në Odë të Zejtarëve do të hapen mundësitë më të mëdha për thithjen e mjeteve nga pushteti lokal dhe atij ekzekutiv për projekte të ndryshme.

“Ajo e cila është më me rëndësi, dhe e ndaj mendimin e përbashkët edhe me kryetarin e Esnafit, është që kjo shoqatë sa më shpejt të shndërrohet në Odë të Zejtarëve të Komunës së Çairit. Bazament ligjor veç më ekziston, ligji ka kaluar para dy javësh dhe me vetë transferimin e shoqatës në Odë të Zejtarëve hapet mundësia që Oda e Zejtarëve të thith projekte të ndryshme qoftë nga pushteti ekzekutiv po qoftë edhe më gjerë. Për herë të parë me iniciativë të Komunës së Çairit dhe të Shoqatës së Esnafit, pushteti ekzekutiv ka ndarë mjete edhe për vitin 2015 edhe për 2016, dhe flitet për një shumë prej 500 mijë euro për këtë vit dhe 500 mijë euro për vitin e ardhshëm, mirëpo me shndërrimin e kësaj shoqate në Odë të Zejtarëve unë mendoj se këto mjete do të jenë shumë më të mëdha” theksoi Neziri.

Ndërkohë, Neziri, mori pjesë edhe në hapjen e fabrikës së re amerikane për prodhimin e jastëkëve ajrore të automjeteve në zonën ekonomike në Bunarxhik në Shkup.Radio/Vala

 1,638 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: