Nga viti 2016 transport falas për studentët dhe të mërkurë gjimanziste

Shkup, 7 dhejtor 2015 – Dy projekte të reja, njëri për studentët dhe një tjetër për nxënësit e shkollave të mesme, paralajmëroi sonte kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin në akademinë solemne me rastin e festës së nesërme shtetërore Shën Klimenti i Ohrit.

Siç tha Gruevski, të dy projektet do të fillojnë nga 1 janari i vitit 2016. Me projektin e parë është paraparë sigurim i transportit falas për të gjithë studentët e rregullt të universiteteve shtetërore, ndërsa me të dytin të ashtuquajturën e mërkurë gjimaniste, për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme nga shteti çdo të mërkurë do t’u sigurohet transport hekurudhor falas, biletë falas për teleferikun në Vodno, si dhe bileta falas për në kinema dhe teatër.

Në të dy projektet e reja, theksoi kryeministri, është punuar një kohë të gjatë me ekipe profesioniste.

“Të gjithë studentët e rregullt nga universitetet shtetërore nga viti i ardhshëm çdo ditë do të kenë falas transportin publik për të gjitha linjat. Do t’u shpërndahen kartela nga ndërmarrja publike e qarkullit, ndërsa Qeveria, që ta zrealizojë këtë masë, do të paguajë transfere të mjeteve”, informoi Gruevski. /Radio Vala

 813 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: