BFI kërkon t'i kthehet Jeni Xhamia dhe t'i mundësohet pronësia e papengueshme

Shkup, 7 dhjetor 2015 – Bashkësia fetare islame në Republikën e Maqedonisë dëshiron që publikisht dhe pa asnjë hipokrizi dhe prapavijë të informojë për seriozitetin e tensionit të ri në Maqedoni, i cili vjen si rezultat i sjelljes së papërgjegjshme të qeverive në vend ndaj kulturës, traditës dhe arkitekturës islame, thuhet në kumtesën e dërguar nga BFI e RM-së.

“Gjatë 25 viteve të kaluara, në fakt menjëherë pas ndërrimit të sistemit politik, BFI edhe pas padrejtësive të panumërta, opstrukcioneve dhe diskriminimit permanent, në mënyrë të përsosur arrinte që të ruaj gjakftohtësinë dhe vetëdijen. Ambiciet e BFI-së, për ruajtjen e bashkëjetesës, paqes, tërësisë dhe pavarësisë së shtetit, pa marrë parasysh sakrifikimin e saj, janë të papërshkruar.

Me saktë, përderisa të gjithë përpiqeshin, ndërsa vazhdojnë ta bëjnë edhe sot, për të shkatërruar RM, BFI mbetet institucioni i vetëm në vend, i cili e shuante, ndërsa edhe sot e bën, zjarrin e ndezur në dhe rreth asaj.

Të nderuar, që nga ditët e para të pavarësisë së shtetit, në sipërfaqe dolën të ashtuquajtur patriotë, të cilët patriotizmin e tyre e ndërtuan mbi kurriz të BFI-së dhe muslimanëve, dhe për çudi, atë e fillojnë nga Manastiri, në fakt duke filluar me himnin dhe Kushtetutën, pastaj vendosjes së kryqeve mbi Sahat kullat e Manastirit dhe Prilepit, ndërtimin e qendrës tregtare “Sheherzada”, duke i paraprijë kësaj ndërtimi i ndërtesës administrative të HMS ‘Strezhevë’, stacionit të policisë në Manastir, një pjesë të ndërtesave gjyqësore si dhe ndërtimin e shumë objekteve tjera shtetërore mbi pronën vakëfit të BFI-së së Maqedonisë, duke vazhduar më pas me pompën famozë të benzinës “WINGS”. E gjithë kjo bëri më pas që dora njerëzore të shkatërroj tyrben tek varrezat muslimane, vendosjes së ‘kishëzave’ tek xhamija e Hajdar Kadisë dhe Isak Fakih, ndërsa më 2001 nga askush të provokuar të djegin të dyqanet e muslimaneve, duke djegur 28 shtëpi private ku në shumicën e shtëpive zjarri ndodhet derisa janë njerëzit aty, djegien e selisë së myftinisë, tentimi për të djegur xhaminë e Isak Çelebisë dhe Hasan babës dhe në fund të vitit 2001, në muajin e bekuar të Ramazanit, të digjet Xhamija e Hamza Beut.

Në vitin 2003, me iniciativë të Entit dhe Muzeut të Manastirit, me investim të Ministrisë së Kulturës, më saktë Qeverisë së RM, me pretekst të një hulumtimi arkeologjik të të imagjinuar në mënyrë perfide, filloi projekti i turpit për Jeni Xhaminë, a krejt kjo me qëllim që të ndryshohet historia e saj, funksioni dhe qëllimi dhe të shkatërrohet deri në atë shkallë sa një ditë të mund të mos bëhet sanimi i saj.

Para dy javësh në oborrin e Jeni xhamisë, u paraqit një tabelë informative, e cila bëri me dije se fillon ‘restaurimi’ i Jeni Xhamisë, ndërsa investitor do të jetë Ministrija e Kulturës, gjegjësisht Qeveria e Maqedonisë. Me këtë po përgatitet sulmi i fundit ndaj xhamisë përmes Entit dhe Muzeut të Manastirit, i cili si institucion invalid, nuk e ka haberin se çfarë është restaurimi dhe konzervimi, institucion i cili ka shkatërruar të gjithë kulturën trashëgimore në Manastirit dhe nuk qe e zonja të restauroj edhe derën hyrëse të zyrave të veta.

Tani ky institucion provon të restaurojë xhaminë, ndërsa me aminin e shtetit, pritet që ta shkatërroj xhaminë.

Që të lejosh aktivitete ndërtimore mbi një objekt që posedon titullin si trashëgimi historike, duhet të kesh leje nga pronari, ndërsa në këtë rast si pronarë legjitim i vetëm mbi Jeni xhaminë është BFI e Maqedonisë dhe atë që nga viti 1552 ose më saktë që nga ndërtimi i saj,

Myftinia, gjegjësisht BFI e RM, për këtë si dhe nga Enti kombëtar dhe nga Muzeu i Manastirt për nxitjen e degradimit të Xhamisë Hajdar Kadi, menjëherë iu drejtua të gjithë faktorëve relevantë për trashëgiminë kulturore në RM, a posaçërisht Qeverisë së RM, gjegjësisht, kryeministrit të Qeverisë Nikola Gruevski, me kërkesë për intervenim, për marrjen e hapave konkrete për realizimin e drejtësisë, si dhe për marrjen e të gjitha ingerencave të Entit kombëtar dhe Muzeut të Manastirit në sferën e mbrojtjes të trashëgimisë kulturore, por, për fat të keq, akoma deri sot nuk ka asnjë përgjigje apo reagim.

BFI e RM, urgjentisht dhe pa kushte  kërkon të ndërpritet terrori ndaj Jeni Xhamisë – e njëjta të kthehet në gjendjen e mëparshme, si dhe: Jeni Xhamia t’i kthehet BFI të RM dhe t’i mundësohet pronësia e papengueshme, përdorimi i të njëjtës për shkak se Xhamia është pronë e BFI të RM – dhe e askujt tjetër, qoftë ajo edhe shteti. Shteti në këtë rast është okupator, përveç nëse edhe kryeministri Nikolla Gruevski, nuk shkon sipas praktikës së gjyqeve në RM dhe si dëshmi të na kërkon dëshminë e shit-blerjes dhe atë të verifikuar në noter.

BFI e RM, asnjëherë nuk do të heq dorë nga Jeni Xhamia dhe për këtë arsye edhe një herë e ngre zërin për seriozitetin e këtij problemi, përderisa shteti nuk tregon dëshirë për zgjidhje të drejtë të kësaj padrejtësie, atëherë, për kësaj konference për mediumet BFI e RM, do të jetë e detyruar që ti përdorën të gjitha mënyrat dhe mundësitë, që ta kthen drejtësinë – pronën e xhamisë, ta kthen për të shërbyer për atë për çka është ndërtuar, e jo për tu përdorur si ndonjë galeri arti. BFI e RM, menjëherë do ta fillon procesin gjyqësor, si dhe ngritjen e padive kundër pjesëmarrësve të kësaj vepre, e sigurisht që do të ndërmarrë edhe masa tjera.

Gjithashtu, BFI e RM do ti drejtohet tërë faktorit ndërkombëtar, gjegjësisht tek të gjithë faktorët ndërkombëtar, të cilët kanë përfaqësi diplomatike në RM, deri tek opinioni më i gjerë evropian, Komisionit Evropian, OSBE, Kombet e Bashkuara, Këshillit për Siguri pranë OKB. Në fakt, çdo ditë, por edhe nga qeveritarët tanë, mbajtës të funksioneve të larta qeveritare, politikanë, analistë politikë, akademikë, intelektualë dhe të tjerë, dëgjojmë për Terrorizëm Islamik, Radikalizëm, Ekstremizëm, ndërsa si shtet, me të gjitha veprimet e lartë përmendura, aspak nuk jemi pyetur, kush i nxit të gjitha këto paraqitje, gjegjësisht, paraqitja e gjithë kësaj si rezultat i reaksionit  të një lloji tjetër terrorizmi, ekstremizmi dhe radikalizmi, e cila në rastin konkret, protagonisti i vetëm dhe kryesor është vetë Qeveria e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Bashkësia fetare islame në Republikën e Maqedonisë. /Radio Vala

 5,361 total views,  5 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Komuna e Gostivarit vazhdon të përkrah manifestimin tradicional “Mirë se erdhe o Resulall-llah” 

    Gostivar, me 18 Prill – 2017   Në organizim të Muftinisë së  Bashkësisë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: