Shpenzimet e jetesës dhe çmimet në nëntor më të ulta se vitin e kaluar

Shkup, 7 dhjetor 2015

Shpenzimet e jetesës në nëntor të këtij viti në krahasim me të njejtin muaj të vitit të kaluar shënojnë ulje për 0,3 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 0,8 për qind, publikoi Enti shtetëror për statistikë. Në krahaism me muajin paraprak edhe shpenzimet e jetesës dhe çmimet me pakicë janë më të larta për 0,1 për qind.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, rritja e indeksit t shpenzimeve të jetesës prej 0,1 për qind në nëntor të vitit 2015, në krahasim me muajin paraprak, është rezultat i idenkseve më të larta të perimeve të freskëta për 7,5 për qind, vezëve për një për qind, mish tjetër dhe përpunime nga qumështi për 0,7 për qind, peshkut të freskët dhe shqerit, marmelatës, mjaltit, çokolatës dhe prodhimeve konditore për 0,4 për qind, pemëve të konservuara për 0,3 për qind dhe prodhime tjera të qumështit për 0,2 përqind.

Rritje të idenksit të shpenzimeve të jetesës në nëntor të vitit 2015, në krahasim me muajin paraprak, është shënuar tek telefonët dhe faks-aparatet për 6,3 për qind, shërbimet spitalore për 4,9 për qind, pajisja informatike për 3,5 për qind, arsimi tjetër për 1,9 për qind, mbathje dhe disqe, kaseta, disketa, CD-të, filmat për 1,7 për qind, mobiljet për 1,1 për qind, mjetet për higjienë perosnale për 0,9 për qind, shërbimet e tjera të papërmendura në vend tjetër për 0,7 për qind, gazi për amvisëritë për 0,6 për qind, veshje dhe enë të qelqta, vegla kuzhine dhe pajisje tjetër për avmisëritë për 0,3 për qind, materialet për mirëmbajtje dhe rregullim të banesës, shërbimet për mirëmbajtjedhe rregullim të banesës, derivatet e forta dhe aparatet e vogla-elektrike për amvisëritë për 0,2 për qind.

Ulje të indeksit të shpenzimeve të jetesës në nëntor të vitit 2015, në krahasim me muajin paraprak, është shënuar tek pemët e freskëta për 11,9 për qind, peshku i konservuar për 1,5 për qind, vaji dhe yndyrërat për 1,2 për qind, pemët e thata për 0,8 për qind, perimet e konservuara dhe qumështi i freskët për 0,4 për qind, buka dhe drithërat dhe prodhimet e tjera ushqimore të papërmendura për 0,3 për qind.

Ulje tl idenkseve të shpenzimeve të jetesës është shënuar tek pajisja për sport dhe kampim për 1,7 për qind, transport ajror të udhëtarëve për 1,5 për qind, ilaçet për 0,8 për qind, derivatet e lëngshme për amvisëri për 0,5 për qind, derivate të lëngshme dhe vajra për 0,3 për qind dhe mjetet për pastrim dhe mirëmbajtje të banesës për 0,2 për qind. Radio/Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: