Мinistri Nurhan Izairi merr pjesë në Samitin e klimës në Paris

Paris, 7 dhjetor 2015

Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, sot dhe nesër në Paris, në kuadër të Samitit të klimës, merr pjesë në pjesën ministrore të Konferencës së palëve të Konventës kornizë të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike (COP 21).

Me pjesëmarrjen e tij, ministri e riafirmoi gatishmërinë politike të Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në përpjekjet globale për zvogëlimin e ndryshimeve klimatike.

Në kuadër të  këtij segmenti, nga Samiti botëror pritet përkufizimi i versionit përfundimtar të dokumentit me të cilin do të përcaktoheshin detyrimet e shteteve pas vitit 2020 lidhur me zvogëlimin e çlirimit të CO2.

Republika e Maqedonisë e ka hartuar dhe ia ka dorëzuar Konventës dokumentin: “Kontributet nacionale drejt ndryshimeve klimatike” si shteti i 23-të në botë. Qëndrimi i Ministrisë në rolin e koordinatorit nacional për ndryshimet klimatike  si dhe i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është që nga procesi negociator në Paris të dalë një marrëveshje globale e Konferencës së Palëve, sipas së cilës të gjitha Palët do të japin kontributin e vet në mënyrë  korrekte dhe të barabartë në përputhje me mundësitë dhe specifikat e çdo shteti.

Kontributi ynë kombëtar parasheh të zvogëlohet çlirimi  dioksidit të karbonit nga djegia e lëndëve djegëse fosile për 30% gjegjësisht për 36% gjatë nivelit më të lart të ambicies, deri në vitin 2030 në raport me skenarin referent. Çlirimi i dioksidit të karbonit nga djegia e lëndëve djegëse fosile mbulon thuajse 80% nga çlirimi i përgjithshëm i gazeve serrë  me pjesëmarrje dominante të sektorëve furnizim me energji, ndërtesa dhe transport.

Në këtë segment fjalime do të kenë ministrat e shteteve, kryetarët ose kryeministrat e të cilave nuk kanë mbajtur fjalime, ndërsa pjesëmarrësit do të punojnë nëpër kapituj të ndryshëm të Marrëveshjes, në grupe të kontaktit të koordinuara nga ministrat tjerë të pranishëm.

Në kuadër të  pjesëmarrjes në COP 21, ministri Izairi do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe si dhe do të vizitojë ngjarje plotësuese për qëndrueshmërinë urbane.Radio/Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: