Shërbime shëndetësore falas për personat me sigururim shëndetësor të Maqedonisë dhe të Sllovakisë

Shkup, 7 dhjetor 2015

 Shërbime shëndetësore falas mund të shfrytëzojnë personat e siguruar në Republikën e Maqedonisë gjatë qëndrimit të përkohshëm apo gjatë qëndrimit të përhershëm në territorin e Sllovakisë dhe të personave të siguruar të Sllovakisë gjatë qëndrimit të përkohshëm apo të përhershëm në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Kjo është paraparë me Marrëveshjen midis Republikës së Maqedonisë dhe Sllovakisë për sigurim social, e cila hyri në fuqi më 1 dhjetor.

Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë, kumtuan që atje, nënshkroi Marrëveshje për shfrytëzimin e kartelës evropiane për sigurim shëndetësor në territorin e Republikës së Maqedonisë për personat e siguruar të Sllovakisë e cila do të zbatohet me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes.

Në bazë të Kartelës evropiane për sigurim shëndetësor personat e siguruar të Sllovakisë do të mund të shfrytëzojnë shërbime shëndetësore urgjente dhe të domosdoshme drejtpërdrejt për të gjitha institucionet shëndetësore të cilat kanë dakorduar Marrëveshje me Fondin për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë. Shtetasit e Maqedonisë kur të udhëtojnë ose do të qëndrojnë në Sllovaki do të munden në bazë të një formulari dygjuhësh të shfrytëzojnë shërbime shëndetësore për raste urgjente dhe të domosdoshme.

Kartela evropiane për sigurim shëndetësor në vendet anëtare të Bashkimit Evropian u vendos në qershor të vitit 2014 si dokument i cili e zëvendësoi formularin ekzistues deri atëherë për qëndrim të përkohshëm E 111. Qëllimi i kësaj nisme pan evropiane ka qenë që të përforcohet mobilizimi i popullsisë brenda BE-së, si dhe në vendet të cilat janë anëtare të BE-së, me nënshkrimin e marrëveshjeve të veçanta me këto vende.

Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë ka nënshkruar marrëveshje për shfrytëzimin e kartelës evropiane për sigurim shëndetësor në territorin e Republikës së Maqedonisë me Republikën e Sllovenisë, Republikës Çeke, Republikës Federale të Gjermanisë, Republikës së Bullgarisë, me Principatën e Madhe të Luksemburgut, Mbretërinë e Belgjikës, Mbretërinë e Holandës dhe me Republikën e Austrisë.

Me nënshkrimin e Marrëveshjes për shfrytëzimin e kartelës evropiane për sigurim shëndetësor me Republikën Sllovake, Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë ka nënshkruar gjithsej 9 Marrëveshje me vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Radio/Vala

 3,418 total views,  4 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: