Në "Alo Doktor" deri më tani ka pasur 65.527 thirrje

Shkup, 7 dhjetor 2015

Në linjën telefonike për këshilla mjekësore “Alo doktor” javën e kaluar (nga 30 nëntori deri më 6 dhjetor) janë paraqitur 1.219 qytetarë, kumtoi Shtëpia e Shëndetit Shkup.

Nga 15 shtatori i vitit të kaluar kur edhe filloi me punë linja deri më tani ka pasur 65.527 thirrje.

Linja është e hapur çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim mjekësor i drejtpërdrejtë në momentin e paraqitjes së çfarëdo lloj simptome në çrregullimin e shëndetit.

Njëzet e pesë mjekë mund të japin këshilla mjekësore. Thirrjet janë nga qytetarët e të gjitha qyteteve të Maqedonisë.

Thirrjet janë nga spektri i gjërë i simptomatologjive të ndryshme, më së shpeshti janë dhimbja e kokës, simptoma respiratore, temepraturë e lartë e trupit, virozat sezonale, kollë e shkaktuar nga kushtet e ndryshme të motit.

Të gjithë personave të cilët kanë kërkuar këshillë mjekësore në linjën telefonike “Alo doktor” u është dhënë ndihmë shëndetësore me këshillë dhe terapi adekuate simptomatike. Radio/Vala

 3,413 total views,  4 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: