Të akuzuarit për rastin e Kumanovës në "Lagjen e Trimave" para gjykatës

Shkup, 7 dhjetor 2015

Në Gjykatën Themelore Shkup 1 sot duhet që të mbahet procesi gjyqësor për “vlerësimin e aktpadisë” kundër personave që morën pjesë në incidentin e majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë. 

Prokurori, i cili e ka ndërmarrë rastin duhet që aktpadinë ta paraqesë para Këshillit të Gjykatave që do të duhet të vendosin nëse do të pranojnë këtë aktpadi apo do të kërkojnë që të përpunohet.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen 29 të akuzuar për “terrorizëm” dhe pjesëmarrje në 28 orë luftë në Lagjen e Trimave në Kumanovë. 

Nga Gjykata,  thonë se në procesin do të sillen të gjithë të akuzuarit të vendosur në disa burgje të vendit. Avokatët e të akuzuarve kanë ngritur ankesa duke konsideruar se aktakuza ndaj tyre është e pabazë. 

Ndërkohë, sipas “Zhurnal”, kompleksi gjyqësor në Shkup, mëngjesin e sotëm është në rrethim policor si masë përforcimi të sigurisë për shkak të rastit kompleks. Radio/Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: