Murati: Prindërit shqiptarë në diasporë t'i dërgojnë fëmijët në mësimin plotësues në shqip

Bernë, me 5 dhjetor 2015

Ministri i Diasporës së Republikës së Kosovës, Valon Murati në Bernë ka realizuar takim me mësuesit, prindërit dhe kryesinë e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar për Zvicër, transmeton RTV Syri Blue, njofton Radio Vala.

“Biseduam për vështirësitë që po has organizimi i mësimit shqip në atë shtet. Në takim iu sigurova se do ta kenë mbështetjen e Ministrisë së Diasporës në përpjekjet e tyre. Gjithashtu shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje prindërve shqiptarë kudo në diasporë që t’i dërgojnë fëmijët në mësimin plotësues në shqip, duke i siguruar se vetë hulumtimet e qeverisë zvicerane dëshmojnë se mësimi i gjuhës amtare e lehtëson mësimin e gjuhëve të vendit”, thotë ministri i Diasporës, Valon Murati. 

Ministri Murati gjatë qëndrimit në Bernë ka realizuar takim të rëndësishëm  me Sekretarin e Shtetit për Arsim, Hulumtim dhe Inovacion Mauro Dell’Ambrogio, ku ka biseduar për mësimin shqip në Zvicër si dhe për ndihmën që Zvicra mund të jap në këtë proces. 

Në këtë takim ka marr pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Mustafë Xhemajli, Drejtor i Departamentit për Arsim dhe Kulturë në Diasporë në Ministrinë e Diasporës së Republikës së Kosovës, Avdyl Lipoveci. /Radio Vala

 1,223 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Sporti Shqiptar në Mërgim 41 (06.09.20) Alketa Rama, futbolliste

Sporti Shqiptar në Mërgim emisioni i 41-të Bashkëbiseduese: Alketa Rama, futbolliste e FC Zürich-ut U19 …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: