Propozohet bashkëfinancimi i specializimeve dhe përmirësimi i statusit të mjekëve të rinj

Shkup, 6 dhjetor 2015 – Ministria e Shëndetësisë ka bërë ndryshime në Ligjin për mbrojtje shëndetësore të cilat kanë të bëjnë me specializimin dhe përmirësimin e statusit të mjekëve të rinj.

Ndryshimet, siç informoi sot ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, veçmë janë miratuar nga ana e Qeverisë dhe janë dorëzuar për shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Maqeodnisë.

Me to propozohet bashkëfinancimi i specializimeve private, gjegjësisht një pjesë të kompensimit për specializim ta mbulojë shteti. Është me rëndësi që këta mjekë të rinj të zgjidhen në thirrje publike, do të lidhin marrëveshje pune në kohë të caktuar në institucionet shëndetësore publike dhe do të kenë të drejtë të pagës dhe kompensimit për kujdestari. Pas përfundimit të specializimit ata do të punësohen pa shpallur konkurs në institucionin shëndetësor publik për të cilin kanë specializuar.

Kandidatët do të zgjidhen në konkurs në të cilin janë paraparë kritere konkurruese siç janë suksesi i arritur mesatar për të gjitha lëndët në ciklin e parë të arsimit të lartë dhe dhënia e provimit i cili është i përbërë nga testi profesional dhe testi për njohjen e gjuhës angleze.

Me ndryshimet parashikohet të bashkëfinacohet edhe specializimi për pediatri dhe gjinekologji. Mjekët të cilët me kohë do ta mbarojnë specializimin do të lidhin marrëveshje me Fondin për Sigurim Shëndetësor dje do të marrin shumë të garantuar prej rreth 50 mijë denarë në muaj për institucionin shëndetësor privat të cilën do ta bazojnë pas përfundimit të specializimit. /Radio Vala

 1,145 total views,  5 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: