Përmes projektit "Maqedonia punëson" deri tani janë punësuar 10.100 persona

Shkup, 6 dhjetor 2015 – Përmes projektit “Maqedonia punëson” deri tani janë punësuar 10.000 persona. Projekti u dëshmua si i shkëlqyer, vlerësoi sot kryeministri Nikolla Gruevski.

“Jam shumë i kënaqur nga ky projekt. Qëllimi ynë është që të rritet numri i punësimeve. Punët lëvizin në drejtim të mirë, gjegjësisht 6.750 firma me ktë projekt kanë punësuar gjithsej 10.000 persona. Numri rritet çdo ditë, njerëzit i shfrytëzojnë dhe vijnë deri në punësimin e vet, ndërsa me rëndësi është që kompanitë marrin shumë sepse ka shumë volitshmëri për kompanitë të cilët punësojnë përmes këtij projekti”, deklaroi Gruevski pas fillimit të ndërtimit të qendrës distribuese logjistike “Tineks” në zonën industriale Çojli.

Ai përkujtoi se bëhet fjalë për punësim të personave të cilët janë nga kategori të ndryshme të cenueshme, apo persona të rinj, të falimentuar, mbrojtës, prind vetëushqyes, fëmijë pa prindër, familje me një prind, persona të moshës mbi 50 vjet dhe mbi 58 vjet me volitshmëri të posaçme, persona të cilët mbi 10 vjet nuk kanë qenë të punësuar…

Sipas tij, bëhet fjalë për projekt të madh nga i cili dobi kanë të papunët, kompanitp dhe shteti. /Radio Vala

 957 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: