Ministri i Diasporës së Kosovës, Murati premton mbështetje për diasporën në Berlin

Berlin, me 23 Mars 2016

Në vazhdën e vizitës së Ministrit Murati në Republikën Federale të Gjermanisë, delegacioni nga Kosova takoi edhe rrjetin e të rinjve dhe studentëve shqiptar në Berlin.
Gjatë këtij takimi ministri Murati theksoi nevojën dhe rëndësinë e procesit të rrjetëzimit të studentëve dhe të rinjve në diasporë ndërsa potencoi nevojën e krijimit të urave të ngushta të bashkëpunimit mes tyre dhe rrjetit të bizneseve Shqiptare në diasporë si dhe strukturat tjera që punojnë në fusha të ndryshme.

Kryetari i rrjetit të studentëve dhe të rinjve në Berlin, Agon Kamberi, prezantoi para ministrit projektet që kjo organizatë i ka realizuar gjatë 1 viti, si dhe e njoftoi për planet që i kanë në të ardhmen.

Ministri Murati, gjatë ditës së sotme takoi edhe zyrtarët e klubit të futbollit FC Liria nga Berlini, që njëherësh është edhe ndër klubet më të suksesshme shqiptare në Gjermani. Kryetari i këtij klubi, Sadik Murseli e njoftoi ministrin Murati për punën e FC Liria e në veçanti kualifikimin e këtij klubi në gjysmë finale të kupës së Gjermanisë në futsall, që konsiderohet edhe një sukses i jashtëzakonshëm i sportistëve dhe klubeve shqiptare në diasporë.

Për më tepër, 4 futbollistë të këtij klubi po ashtu janë ftuar në kombëtaren gjermane të futsallit.

Ministri Murati shprehu mirënjohjen e tij për këto rezultate dhe për punën që drejtuesit e klubit e bëjnë, ndërsa u zotua që Ministria e Diasporës do të jetë mbështetëse e klubeve dhe federatave shqiptare të futbollit në diasporë.

Në anën tjetër, në kontekstin e implementimit të marrëveshjes për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë, ministri Murati u takua edhe me Ambasadorët e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në Gjermani, z. Skender Xhakaliu përkatësisht z. Artur Kuko me të cilët diskutuan lidhur me organizimin e mësimit të gjuhës shqipe si dhe koordinimin e bashkëpunimin me autoritetet gjermane për përkrahjen e mësimit të gjuhës shqipe.

Në Berlin, ministri Murati vizitoi edhe disa biznese të suksesshme të shqiptarëve si “Kelmendi GmbH” dhe restoranin “Nuovo Mario” që vlerësohet njëri nga top 10 restoranet në kryeqytetin gjerman. Gjatë kësaj vizite bizneset nga Kosova kanë vendosur kontaktet e para me bizneset shqiptare të diasporës në Gjermani, si dhe me biznese gjermane, për çfarë priten edhe kontrata bashkëpunimi.

/Radio Vala

24_03_2016_murati_berlin

 870 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Hendbollistja Belma Beba në Sportin Shqiptar në Mërgim 42

Sporti Shqiptar në Mërgim emisioni i 42-të Bashkëbiseduese: Belma Beba, hendbollistë në Hendbolliste e HSG …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: