Në Cyrih u promovua potenciali i madh që kanë bizneset nga Kosova dhe Zvicra

Cyrih, me 24 mars 2016

Dhjetëra kompani nga Republika e Kosovës dhe nga Zvicra u takuan në Cyrih me qëllim që të njihe në mes veti, për të parë mundësitë e vendosjes së bashkëpunimit por edhe këmbimit të ideve për zhvillimin dhe përparimin e kompanive.

“Misioni Tregtar në Cyrih”, u organizua nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare ne Zvicër, bashkë me Oden Ekonomike Amerikane në Kosovë, UNDP-në, Ministrinë e Diasporës, IOM/Deed dhe Kiesa.

Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, z. Naser Mustafa uroj që nga ky takim të rritet bashkëpunimi midis kompanive, sepse janë një potencial i madh që mund ta ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të shoqërisë tonë.

Në këtë takim ekonomik përveç përfaqësuesve të bizneseve nga Kosova dhe Zvicra, morën pjesë edhe kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, z. Naser Mustafa, Ministri i Diasporës së Kosovës, z. Valon Murati, ambasadori i Kosovës në Bernë, z. Mustafë Xhemaili, Sekretari i Parë i Ambasadës së Shqipërisë në Bernë, Drejtoresha z. Kastriot Noli, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arianit Zeka, kryeshefi ekzekutiv i KIESS-së, z. Besian Mustafa si dhe përfaqësues nga Ministria e Tregtisë dhe nga UNDP-ja.

Para të pranishmëve dymbëdhjetë kompani nga Kosova dhe Zvicra prezantuan arritjet, me qëllim që të përçohet mesazhi dhe të inkurajohen bizneset për të punuar e përkushtuar në zhvillimin dhe përparimin e bizneseve të tyre.

Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, z. Skender Thaçi para pjesëmarrësve/bizneseve të pranishëm si dhe udhëheqësve Institucional e prezantoi projektin “Panair mbarëkombëtarë 2016”, i cili mendohet të mbahet në muajin tetor të këtij viti. Projekti është mirëpritur nga te gjithë dhe mbetët që përveç përkrahjes verbale i njëjti edhe të finalizohet/konkretizohet.

Organizimin e “Misionit Tregtarë në Cyrih”, e mbështeten edhe kompanitë që veprojnë në Zvicër, Kompania “Enb” si dhe Kompania “Lika-Group”. Ky takim u mbajt në Dietlikon të Kantonit të Cyrihut në hapësirat e Kompanisë “Enb”, te z. Arsim Hyseni.

/Radio Vala

25_03_2016_misioni_tregtar_cyrih (1) 25_03_2016_misioni_tregtar_cyrih (2) 25_03_2016_misioni_tregtar_cyrih (3) 25_03_2016_misioni_tregtar_cyrih (4) 25_03_2016_misioni_tregtar_cyrih (5) 25_03_2016_misioni_tregtar_cyrih

 817 total views,  5 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: