Audi ndërpret prodhimin e veturave në Bruksel shkaku i sulmeve terroriste

Bruksel, 24 mars 2016 – Gjiganti automobilistik, Audi, ka ndërprerë përkohësisht prodhimin e modelit A1 në fabrikën e kompanisë në Bruksel, pas sulmeve terroriste që ndodhën në mëngjesin e së martës.

Tre shpërthimet në kryeqytetin e Belgjikës ka ndikuar që Audi të ndërpresë përkohësisht funksionimin në Bruksel.

Kompania ka njoftuar të gjithë punëtorët që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të rrezikut nga sulmet.

Aty punojnë rreth 2.500 punëtorë dhe pritej që të krijoheshin rreth 250 njësi të modelit A1.

Në këtë fabrikë pritet prodhimi edhe i modelit elektrik e-tron që do të vijë në vitin 2018./Radio Vala 

 966 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: