Manifestimi kryesor i Takimeve të Rekës së Epërme 2016 do të mbahet me 7 gusht në Rimnicë

Gostivar, mars 2016

Në hapësirat e Fondacionit ITC ne Gostivar, u mbajt Mbledhja e dytë e Shoqatës Reka e Epërme ku u vendos për aktivitetet gjatë vitit 2016, transmeton Radio Vala.

“Manifestimi kryesor i Takimeve të Rekës së Epërme të mbahet më 07 Gusht 2016 (e Diell), vendi i organizimit të jetë te shkolla në Rimnicë dhe njëherit u vendos që aktiviteti – “Marrshi i Rekës” të mbahet më 31 Korrik 2016 (e Diell). Nëpër cilën rrugë do të ecë marrshi për këtë vit, do të vendoset në një nga mbledhjet e ardhshme”, njofton kryetari i Shoqatës Reka e Epërme, Xhelil Rufati. 

Edhe Rekalit në Zvicër në takimin e fundit të mbajtur, kanë përkrahur vendimin për mbajtjen e Manifestimit me7 gusht. 

“Takimi i radhës me Rekalit ne Bazel – Swiss, u diskutua për shumë çështje edhe për caktimin e datës së “Takimeve te Rekes së Epërme 2016”. Diaspora e përkrah vendimin e caktuar nga Kryesia qendrore ne Gostivar që e caktoi 7 Gushtin si datë me e përshtatshme par Takimet e Rekës 2016”, thuhet në njoftimin e Disporës në Zvicër. 

Deri më tani janë mbajtur dy Manifestime të Rekës së Epërme. 

K.S /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Portieri Zamir Rasimi i FC Willit në KF Dardaninë e St. Gallenit

St.Gallen, me 27 Janar 2018 Drejtuesit e Klubit të Futbollit Dardania nga St. Galleni kanë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: