Bashkimi Demokratik për Integrim organizoi debat për drejtësinë dhe ligjin

Shkup, 25 mars 2016 – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka vazhduar aktivitetet për përgatitjen e Platformës 2020 për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjatë ditës së sotme, BDI organizoi debat ku pjesëmarrësit debatuan në temat që kanë të bëjnë me drejtësinë dhe sundimin e ligjit, rendi dhe siguria si dhe Administrata publike.

Fillimisht takimin e hapi zëvendëskryeministri Fatmir Besimi i cili tha se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është duke përgatitur Propozim-platformën zgjedhore 2016-2020, e cila përmban tre shtylla kryesore: 1. Shteti – Demokraci konsensuale, qeverisje e mirë dhe perspektiva euro-atlantike, 2. Ekonomia – Zhvillim ekonomik dhe mundësi të barabarta, 3. Shoqëria – Resurse njerëzore dhe kohezion social.

Adnan Jashari, ministër i drejtësisë prezantoi atë se çka përmban Platforma në pjesën Drejtësi dhe sundim i ligjit dhe njëkohësisht potencoi se të gjitha propozimet që do të dalin nga ky debat do të inkorporohen në versionin përfundimtar të Platformës 2020.

Ai në prezantimin e pjesës që ka të bëjë me drejtësinë dhe sundimin e ligjit tha se prezantimi i ideve të reja nga ana juaj do të ishte më se i frytshëm duke marrë parasysh faktin se ekspertiza e punës nëpër këto sektorë të drejtësisë buron pikërisht nga ju.

Ndërkaq, zëvendësministri i mbrojtjes, Ilmi Selami prezantoi para të pranishmëve pjesën që ka të bëjë me Rendin, Mbrojtjen dhe Sigurinë.

Ndërsa sekretari shtetëror në ministrinë e shoqërisë informative, Jahi Jahiu, tha se në fushën e administratës publike, Bashkimi Demokratik për Integrim, do të vazhdojë të punojë në drejtim të krijimit të një administrate funksionale si një parakusht për një qeverisje demokratike, transparente dhe efektive. /Radio Vala25_03_2016_bdi_programi

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: