Iniciativë për themelimin e Shoqatës së Diasporës Sërmnova në Zvicër

Cyrih, me 26 Mars 2016

Një grup të rinjsh nga fshati Sërmnovë i Komunës së Gostivarit të migruar në Zvicër dhe të shpërngulur nga Sërmnova në Gostivar, kanë marr iniciativë për themelimin e Shoqatës së Diasporës Sërmnova, transmeton Radio Vala.

Nga grupi iniciues theksojnë iniciativa ka ardhur se duke e parë të arsyeshme dhe të nevojshme se vendlindja ka nevojë më shumë se kurrë për ndihmë nga Diaspora.

“Shoqata do të regjistrohet në Kodin Civil të Zvicrës, kurse Statusin dhe Kryesinë do ta formojmë me 1 Maj 2016, në mbledhjen që do të mbahet me bashkëfshatarët. Iniciativa mori mbështetje të madhe nga bashkëfshatarët”, theksojnë nga Grupi Iniciator ekskluzivisht për Radio Vala. Nga atje theksojnë se janë kryer të gjitha përgatitjet e hapjes së Shoqatës së Diasporës Sërmnova në Zvicër, duke kërkuar përkrahje dhe mbështetje për këtë iniciativë.

K.S /Radio Vala

26_03_2016_shoqata_e_diaspores_sermnova

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Boksieri Egzon Maliqaj në emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim 44

Egzon Maliqaj është ndër sportistët më të thjeshtë shqiptarë që kam njohur në Zvicër. I …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: