Mbi 40.000 pensionistë kanë përdorur transportin falas hekurudhor

Shkup, 12 mars 2016 – Mbi 40.000 pensionistë e kanë përdorur transportin falas në komunikacionin hekurudhor çdo të dytën fundjavë të muajit, projekt që Qeveria e Republikës së Maqedonisë e realizon që nga qershori i vitit 2014, informoi zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov i cili sot me anëtarët e Lidhjes së pensionistëve të Maqedonisë udhëton me trenin e ri prej Shkupi deri në Veles. 

“Projekti për transport falas në komunikacionin hekurudhor lehtëson lëvizjen e pensionistëve, e përmirëson standardin e tyre dhe u kursen mjete”, theksoi Spasov.

Ai potencoi se me pagesën në kohë të pensioneve, me rritjen e vazhdueshme të tyre, me hapjen e një numri të madh të qendrave ditore, si dhe me realizimin e projekteve për rekreacion në ujëra termale dhe uikend falas turistik përmirësohen standardet dhe kushtet e pensionistëve në Republikën e Maqedonisë.

Kryetari i Lidhjes së pensionistëve të Maqedonisë, Dragi Argirovski tha se transporti hekurudhor falas çdo të dytin uikend është pranuar pozitivisht tek të gjithë pensionistët dhe shfrytëzohet maksimalisht.

Sipas drejtorit të Hekurudhave të Maqedonisë – Transport, Nikolla Kostov, projekti i Qeverisë për transport falas për pensionistët, si dhe për studentët është pranuar në përgjithësi dhe shfrytëzohet maksimalisht.

/Radio Vala

 838 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: